Gjen një iPhone në lumë, ia kthen pronarit dhe befasohet nga ajo që zbulon

Gjen një iPhone në lumë, ia kthen pronarit dhe befasohet nga ajo që zbulon

08:27, 24/06/2022

Një iPhone i humbur në një lumë britanik gjatë një feste beqarie iu kthye pronarit të tij pasi u gjet në ujë 10 muaj më vonë.

Miguel Pacheco tha se e gjeti telefonin në ujë dhe e mori pajisjen në shtëpi për ta tharë.

“Unë nuk mendoja se funksiononte. Ishte plot me ujë,” tha Pacheco për BBC Radio Gloucestershire.

Pacheco tregoi se përdori një kompresor ajri për të tharë iPhone dhe u befasua kur u ndez pasi u fut në një karikues.

“Në mëngjes kur e vura në ngarkim, thjesht nuk mund ta besoja”, tha ai.

Pacheco postoi foto të telefonit dhe ekranit të tij të kyçur, një imazh i një burri dhe një gruaje, në grupin Cinderford Noticeboard në Facebook.

Postimi u shpërnda mijëra herë dhe njeriu në foto u identifikua përfundimisht si Owain Davies nga Edinburgh, Skoci.

Davies tha se ai ishte pjesë e një feste beqarie në lumin Wye kur celulari i ra në ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco