Ky është shkaku përse ndieni sikur keni nevojë të urinoni gjatë seksit

Ky është shkaku përse ndieni sikur keni nevojë të urinoni gjatë seksit

09:59, 28/05/2022

Besojmë se të gjithave ju është e njohur kjo ndjenjë, gjatë seksit përnjëherë shfaqet nevoja për të shkuar shpejt në WC, edhe pse jeni të sigurt që para gjysmë ore keni urinuar.

Ju duhet të urinoni. Kjo goxha ju është befasuese, mirëpo meqë vërtet ekziston shkaku biologjik përse keni atë ndjenjë, ajo nuk do t’ju befasojë shumë.

Në të vërtetë, kjo ndjenjë është e lidhur me faktin që fshikëza gjendet menjëherë pas vagjinës.

Pra, kur penisi penetron në vagjinë, shpesh shtyp fshikëzën, sepse ato janë shumë afër njëra-tjetrës. Nëse shtypja vjen nga ana e pasme, si në pozën e qenit, me siguri ajo ndjenjë do të jetë edhe më intensive.

Gjithashtu, paniku se vërtet do të ndodhë urinimi, vetëm sa do të intensifikojë gjërat, andaj përpiquni sa më shumë që të jetë e mundshme që të qetësoheni.

Ndjenjat e tilla, por edhe ngjarjet e kohëpaskohshme, shpesh shfaqen tek ato femra, muskujt e pelvisit të të cilave janë pak jashtë formës, ndërkaq ndaj këtij fenomeni posaçërisht janë të prira femrat pas lindjes.

Pra, mos u brengosni shumë kur herën tjetër ju ndodhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco