E zbuluan se ku në botë gratë i kanë gjinjtë më të mëdhenj e ku jo

E zbuluan se ku në botë gratë i kanë gjinjtë më të mëdhenj e ku jo

08:07, 27/05/2022

Në një hulumtim të kryer në 108 shtete e sipas të dhënave të World Population Review gjirin më të madh e kanë amerikanet që mesataren e sytjenave e mbajnë C, pas tyre vijnë venezuelaset, kolumbianet dhe suedezet që mbajnë diku në mes të B dhe C. Ky është hulumtimi i kësaj çështje pas të parit më 2016’n që ishte botuar në revistën The Journal of Female Health Sciences

Edhe tani pas 6 vitesh shkencëtarët kanë analizuar të dhënat për madhësinë e gjinjve të gati 400 mijë grave nga 108 vende në botë, e në të dy rastet ideja e hulumtimi ishte si ndihmë në drejtimin e marketingut të industrisë së modës, si dhe të industrisë në rritje të kirurgjisë estetike.

Edhe pse gjinjtë më të mëdhenj i kanë amerikanet, përsëri, ato mesatarisht iu peshojnë 5.7 kilogram së bashku: titulli i qytetareve me gjinjtë më të vegjël ka shkuar në Zvicër, derisa më 2016 ishin filipinaset. Zviceranet dhe filipinaset zakonisht bartin sytjena të madhësisë B, e gjinj pak më të mëdhenj se ato i kanë holandezet, kanadezet dhe gjeorgjianet.

Përndryshe sipas portalit Healthline, mesatarja e madhësisë së gjinjve dallon në mënyrë drastike nga vendi në vend, e me rëndësi është që për këtë të jenë të vetëdijshme vajzat nga e gjithë bota. Hulumtimet kanë zbuluar se ato për shkak të një pikëpamje të shtrembëruar për trupin dhe vetëbesimit të ultë shpesh mund të kenë probleme mendore, e shumë prej tyre nëse do të mundnin edhe do të ndryshonin madhësinë dhe formën e gjinjve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco