Kujdes, sezoni i plazhit erdhi! Ja disa mënyra si të mbroni flokun tuaj

Kujdes, sezoni i plazhit erdhi! Ja disa mënyra si të mbroni flokun tuaj

13:29, 24/05/2022

Gjatë stinës së verës, ndonëse të gjithë mezi e presim, ne na nevojitet një kujdes më i shtuar ndaj flokëve dhe jo vetëm.

Uji me kripë, me klor, qëndrimi i gjatë në diell e shumë faktorë të tjerë mund t’i bëjnë flokët më të thatë, më të ashpër dhe të djegur. Por ja disa këshilla që ne ju rekomandojmë, në mënyrë që t’i mbroni ato nga faktorët e jashtëm.

Mbroji me produkte me SPF

Dielli mund ta dëmtojë ngjyrën e flokëve gjatë kohës që je duke notuar në pishinë nga klori apo në det nga uji me kripë. Para se të notosh, është mirë t’i përdorësh të gjitha produktet mbrojtëse të flokëve, përfshirë ata për ruajtjen e ngjyrës me mbrojtje UV për të ulur ndjeshëm dëmtimin dhe zbardhjen e ngjyrës së tyre.

Ndrysho anën e ndarjes së flokëve

Nëse do vendos t’i flokët të ndarë vetëm në një drejtim, jo vetëm skalpi, por edhe flokët do të jenë të djegur vetëm në njërën anë. Kështu, përpiqu t’i ndash flokët sa më shpesh të mundesh, në mënyrë që të minimizosh djegien e tyre dhe të skalpit.

Hidratoji më shpesh

Gjatë muajve të verës, flokët kanë nevojë për më shumë trajtime dhe hidratim, ndaj duke u kujdesur për to do të eliminosh çarjen e fijeve të flokut. Të paktën një herë në javë, flokët kanë nevojë për një maskë hidratuese që i mban të shëndetshëm dhe të shkëlqyeshëm.

Mbuloji flokët me shall

Mos e harro asnjëherë shallin për të lidhur flokët. Është jo vetëm një aksesor tepër modern dhe i bukur, por edhe një mënyrë shumë e mirë për t’i mbrojtur nga rrezet e forta të diellit, por edhe për të mbrojtur skalpin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco