Shpëtoni trikot të cilat janë zvogëluar gjatë larjes: Mos u dëshpëroni, ekziston zgjidhja!

Shpëtoni trikot të cilat janë zvogëluar gjatë larjes: Mos u dëshpëroni, ekziston zgjidhja!

18:29, 21/05/2022

Nëse ju ka ndodhur që ndonjë pjesë rrobash nga leshi e keni larë në rrobalarëse në temperaturë më të lartë seç është dashur (rrobat e leshta lani në ujë të ftohtë), mos u dëshpëroni…

Derisa rrobat shumë të lira përballojnë procedurën e zakonshme të larjes, posaçërisht materialet e ndjeshme kërkojnë kujdes të veçantë.

Me siguri keni menduar se tani mundeni vetëm ta hidhni rrobën e preferuar, sepse trikoja juaj e dashur “është ngushtuar” për disa numra. Mos e hidhni .

Kemi zgjidhjen.

Në vaskë apo në legen qitni ujë të nxehtë dhe shtoni dy lugë supe regjenerator për flokë apo shampo për fëmijë dhe përzieni.

Njomni trikon dhe lëreni të qëndrojë rreth dy orë. Derdhni ujin, mirëpo trikon mos e shtrydhni. Le të mbetet regjeneratori në penjtë e leshtë.

Mbështilleni pastaj trikon me një peshqir të tharë në mënyrë që të thithë tepricën e ujit, pastaj lehtësisht filloni ta zgjatni, mirëpo kini kujdes që këtë veprim ta bëni butësisht dhe të mos e zgjatni tepër, në mënyrë që penjtë të mos këputen.

Kur të keni “arritur madhësinë fillestare të trikos, lëreni që të thahet në ajër. Nëse nuk është zgjatur mjaftueshëm, pasi që ta vishni dhe ta provoni, përsëriteni procesin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco