Nga shitësi i parketit në fitues të Kupës së Zvicrës, historia e trajnerit italian

Nga shitësi i parketit në fitues të Kupës së Zvicrës, historia e trajnerit italian

16:02, 16/05/2022

Valët e jetës e përplasin njeriun ngado.

Sot mund të jesh një punëtor i thjesht diku, por nesër mund të jesh diku i prekur majat, në sport, art, kulturë, biznes, muzikë e shumë fusha të tjera.

Madje ndoshta njeriut i nevojitet vetëm një mundësi për të shpërthyer.

E një histori të tillë e pati edhe Mattia Croci-Torti.

Italiani 40 vjeçar prej disa muajsh është emëruar si trajner i ekipit të Luganos.

Croci – Torti, tani po e feston triumfin më të madh të karrierës së tij.

Italiani ka arritur që me skuadrën që e drejton ta “rrëmbejë” Kupën e Zvicrës.

Edhe për vet 40 vjeçarin u duk e pabesueshme kjo.

Madje, ai shpërtheu në lot pas këtij suksesi.

“Ne dhamë gjithçka për të fituar. Sot ne jemi në librat e historisë. Jam vërtet i lumtur. Si shitës, duhet të bindësh njerëzit se parketi yt është më i mirë se secili lloj tjetër. Si trajner futbolli është e njëjta gjë. Ju duhet t’i bindni lojtarët tuaj se ajo që po bëni ka kuptim”.

Lugano ka arritur që të dielën ta mposht St.Gallen me rezultat 4:1 në finalen e Kupës së Zvicrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco