Femrat më shumë duan seks në pranverë, meshkujt në vjeshtë

Femrat më shumë duan seks në pranverë, meshkujt në vjeshtë

14:57, 13/05/2022

Një studim i shkencëtarëve norvegjez pohon se për femrat stina më romantike është pranvera dhe se atëherë janë më aktive në seks. Bazuar në të njëjtin studim, meshkujt janë më aktivë seksualisht në vjeshtë.

Sipas hulumtuesve të Universitetit Tromso, atraksioni seksual te femrat varet nga prania e sasisë së rrezeve të diellit dhe dritës.

“Femrat e ndjekin dritën kur bëhet fjalë për seks, ndërsa është për tu habitur se te meshkujt drita nuk ka shumë ndikim. Por te të dy gjinitë, humbja e energjisë për seks është më e madhe në dhjetor” shtojnë ato.

Femrat janë seksualisht më aktive në prill dhe maj ndërsa meshkujt në gusht.

“Është e çuditshme, mendohet se të dy gjinitë e arrijnë kulmin në të njëjtën kohë” ka thënë Kral Arne Stokkan, profesor i biologjisë , duke theksuar se ekspertët ende nuk janë të sigurt pse kjo ndodh.

Te femrat në përgjithësi dihet se sasia e dritës ka ndikim në rritjen e sasisë së disa hormoneve në trupin e saj, si që është endorfni, prandaj besohet se kështu te ato ritet dëshira për seks.

Sipas seksologes Bente Traen, seksualiteti te meshkujt mendohet të jetë stabil dhe jo si te femrat, te të cilat ndikojnë faktorët e rrethit dhe menstruacionet. Derisa meshkujt tërë kohën prodhojnë testosteron, sasia e hormoneve që risin dëshirën për seks te femra, ritet me rritjen e sasisë së rezeve të diellit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco