Arsyeja se përse asnjëherë nuk duhet ta përdorni aparatin e kafes në hotel

Arsyeja se përse asnjëherë nuk duhet ta përdorni aparatin e kafes në hotel

07:42, 13/05/2022

Dhomat e hotelit shpeshherë kanë komoditet luksoz, por ekziston një pajisje për të cilën duhet të mendoni dy herë para se ta përdorni

Një studim nga Universiteti i Valencës ka treguar sesa të ndyra janë aparatet e tilla

Hulumtuesit kanë thënë: “Ne kemi marrë mostra nga dhjetë aparate të ndryshme. Rezultatet tona tregojnë ekzistencën e një komuniteti të ndryshëm të baktereve në të gjitha aparatet”.

Studimi ka testuar aparate të kafes të cilat kanë qenë në përdorim për të paktën një vit. Përderisa aparatet e tilla mund të gjinden edhe në shtëpitë e juaja, kjo nuk do të thotë se në shtëpi janë njësoj të ndyra.

Sipas ekspertëve, në një aparat të tillë të kafes së hotelit gjenden deri në 67 baktere të ndryshme.

Ata sugjerojnë që aparatet të pastrohen thuajse çdo muaj me uthull për të parandaluar shumimin e baktereve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco