Elon Musk zbulon prioritetin e vitit që ka të bëjë me robotin humanoid

Elon Musk zbulon prioritetin e vitit që ka të bëjë me robotin humanoid

17:13, 27/01/2022

Themeluesi dhe njëherit drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane 'Tesla', Elon Musk, ka zbuluar prioritetet e kompanisë për këtë vit.

Ajo çfarë është interesant në fokus nuk do të jenë veturat, por zhvillimi i robotit humanoid që do të jetë pjesë e projektit Optimus.

Musk e ka përshkruar projektin si shumë të rëndësishëm. 

Bëhet fjalë për robotin që për herë të parë u prezantua në gusht të vitit të kaluar, e është i gjatë 1,7 metra dhe peshon 57 kilogramë.

Emri i robotit është Tesla Bot i bazuar në teknologjinë e njëjtë të inteligjencës artificiale, që përdor softueri i Tesla për asistim gjatë vozitjes.

Qëllimi është që roboti Tesla Boty të kryej punë të ndryshme fizike, duke zëvendësuar njerëzit. 

Prototipi i robotit pritet të jetë i qasshëm gjatë këtij viti.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco