Mbahet konkursi i ngrënies së qepës: Kampioni hëngri 192 copë

Mbahet konkursi i ngrënies së qepës: Kampioni hëngri 192 copë

16:45, 27/01/2022

Një konkurs interesant në ngrënien e qepëve u mbajt në qytetin e Vals në Spanjë.

Është një festival i përvitshëm i quajtur "Gran Festa de la Calcotada de Valls". Festivali mban emrin e një lloji qepë të re dhe qëllimi i konkursit është që pjesëmarrësit të hanë sa më shumë qepë të munden në 45 minuta.

Fitues i konkursit të sivjetmë ishte David Martin nga Tarragona. Ai hëngri 192 kokë dhe kjo është pjesëmarrja e dytë dhe fitorja e parë.

Ai ishte i dyti dy vjet më parë, por është e qartë se ai ushtrua dhe po përgatitej për këtë. Kjo ngjarje është një traditë katalanase që daton në shekullin e 19-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco