Burrit të pavaksinuar i’u mohua transplantimi i zemrës nga spitali i Bostonit

Burrit të pavaksinuar i’u mohua transplantimi i zemrës nga spitali i Bostonit

09:08, 26/01/2022

Një spital amerikan ka refuzuar një pacient për një transplant zemre të paktën pjesërisht sepse ai nuk është i vaksinuar kundër Covid-19. Ferguson, 31 vjeç, ka nevojë urgjente për një zemër të re, por spitali Brigham and Women’s në Boston e hoqi atë nga lista e tyre, tha babai i tij. Ai tha se vaksina kundër Covid shkon kundër “parimeve bazë të djalit të tij, ai nuk beson në të”.

Spitali tha se po ndiqte politikën. Spitali Brigham and Women’s i tha “BBC-së” në një deklaratë: “Duke pasur parasysh mungesën e organeve në dispozicion, ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një pacient që merr një organ të transplantuar të ketë shanset më të mëdha për të mbijetuar”. Një zëdhënës tha se spitali kërkon “vaksinën Covid-19 dhe sjelljet e stilit të jetesës për kandidatët për transplantim për të krijuar shansin më të mirë për një operacion të suksesshëm dhe për të optimizuar mbijetesën e pacientit pas transplantimit, duke pasur parasysh se sistemi i tyre imunitar është i shtypur në mënyrë drastike”. Spitali shtoi se shumica e 100,000 njerëzve në listat e pritjes për transplantim organesh nuk do të marrin një organ brenda pesë viteve për shkak të mungesës së organeve në dispozicion.

Zoti Ferguson ka qenë në spital që nga fundjava e fundit e Falënderimeve në datën 26 nëntor 2021 dhe ai vuan nga një problem i trashëguar i zemrës që bën që mushkëritë e tij të mbushen me gjak dhe lëngje, sipas GoFundMe. Organizatori i mbledhjes së fondeve tha se Ferguson ishte i shqetësuar se ai mund të përjetonte inflamacion kardiak dhe një efekt anësor i mundshëm nga vaksinimi kundër koronavirusit që Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson se është i rrallë dhe i përkohshëm dhe se mund të rezultojë i rrezikshëm, duke pasur parasysh dobësinë e zemrës së tij.

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve inkurajon marrësit e transplantit dhe ata në rrethet e tyre të afërta që të vaksinohen plotësisht. Kreu i etikës mjekësore në Shkollën e Mjekësisë Grossman, Doktor Arthur Caplan tha për “CBS News” se pas çdo transplantimi të organeve, sistemi imunitar i një pacienti mbyllet plotësisht dhe madje edhe një ftohje e zakonshme mund të jetë fatale. “Organet janë të pakta, ne nuk do t’i shpërndajmë ato te dikush që ka një shans të dobët për të jetuar, kur të tjerët që janë të vaksinuar kanë një shans më të mirë pas operacionit për të mbijetuar,” tha Doktor Caplan.

Një baba i dy fëmijëve me një fëmijë të tretë rrugës, Ferguson mbetet në spital thanë familjarët e tij. Familja e tij ka sugjeruar se ai është shumë i dobët për t’u transferuar në një spital tjetër dhe se “po i mbaron koha”. “Djali im po lufton me shumë guxim dhe ai ka integritet dhe parime në të cilat beson vërtet dhe kjo më bën ta respektoj atë edhe më shumë,” tha babai i tij.

Nuk është hera e parë që një amerikan i pavaksinuar përballet me pengesa në kujdesin shëndetësor javët e fundit. Në fillim të këtij muaji, një grua nga Minesota paditi spitalin e saj lokal pasi mjekët u përpoqën të hiqnin burrin të saj të pavaksinuar nga ventilatori që ai kishte përdorur për dy muaj. Pak më shumë se 63% e popullsisë amerikane ka marrë dozen e dytë të vaksinës dhe rreth 40% e amerikanëve kanë marrë një dozë të tretë përforcuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco