Në Afganístan ekzístojnë fise Ilire që kanë ruajtur traditat e hershme shqiptare (FOTO)

Në Afganístan ekzístojnë fise Ilire që kanë ruajtur traditat e hershme shqiptare (FOTO)

12:17, 21/01/2022

Paraardhësit tanë janë shpërndàrë gjithandej dhe kemi të bëjmë me një rast uník të ekzístencës së tyre, me mijëra kilometra larg.

Ato janë pasardhës të 6000 lùftëtarëve ilirë që u larguan nga vendi i tyre pas vràsjes së mbretit Kliti nga Aleksandri i Madh rreth vitit 300 para Krishtit.

Vendi ku ishin vendosur quhej Hundëz dhe ata u quajtën hundëzakë, një fis me prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme nga popullsia vendase.

Për shkàk të distancës, nuk mund të ktheheshin në shtëpi dhe u martuan me gratë vendase. Gjuha e tyre u quajt “burrishte”, është e përzier dhe nuk shkruhet.

Ky vend është vendosur në Qafiristab (sot Nuristan), aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, India, Kina e Taxhikistani, ku ndodhet një luginë e quajtur Hundëz pasi forma e saj është në formën e hundës, e futur midis maleve, 7.000-7.800 metra të lartë.

Aty jeton një popull i ndryshëm nga popujt e tjerë që e rrethojnë, si nga kultura, nga veçoritë fizike, nga bardhësia e lëkurës, nga orígjina dhe nga gjuha që ata flasin.

Deri në fillim të shekullit 20-të ata kanë besuar një perëndi të tyre që quhet Dizaus.

Studiuesit i referohen perëndisë Diell Zeus, pra është një perëndi pàgane e trashëguar që nga paraardhësit ilirë.

Ata festojnë vetëm një ditë, të njëvlershëm me Vitin e Ri, më 23 mars, ditën e Solsticit Pranveror.

Hundzakët kanë të gdhéndur në portat e tyre dy brirë, një element që sërish lídhet me paraardhësit tanë: dy brirët që i kishte përkrenarja e Skënderbeut.

Përveç gjuhës burrishte ata kanë ruajtur edhe disa shprehje dhe fjalë shqip si:
“Shtriji këmbët sa ke jorganin” apo fjalët si, beson, hunda, ballkon, bue (buallin), balta.

Kanë të përbashkëta në veshjen e malësoreve të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malësisë Shqiptare. Vallet e femrave janë shumë afër me ata tonat, kapen dorë më dorë. Po ashtu, kanë edhe vallen e shpatave.

Kjo popullsi nuk përdor pijet e rajonit, pavarësisht se janë të rrethuar nga popujt myslimanë ata përdorin verën, të përzíer me ujë, siç bënin dhe ilirët.

Jetëgjatësia e tyre është një ndër veçoritë që i bën të dallueshëm. Këto janë banorë që jetojnë mes maleve të larta, merren me aktivitet fizik, punojnë në bujqësi dhe veten e quajnë arbërz. Ata janë vegjetarianë, sipas të dhënave përdorin shumë pak mish.

Gjithashtu, një herë në vit në një periudhë prej dy muajsh komuniteti i Hundëzës konsumon vetëm lëngun e kajsisë, duke përmbushur një traditë shumë vjeçare. Shumë ekspertë kanë treguar se mënyra e konsumimit është sekreti i jetëgjatësisë së tyre.

Janë kopshtarë të talentuar, përdorin kajsinë, perimet i përdorin të gjitha. Nuk ka krime, madje atje nuk njihet as divorci dhe as teknologjia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco