I riu po pretendon se fytyra e Krishtit iu shfaq në lëkurë (Video)

I riu po pretendon se fytyra e Krishtit iu shfaq në lëkurë (Video)

14:57, 20/01/2022

Një britanik 37-vjeçar, baba i dy fëmijëve, beson se një hematomë në pjesën e sipërme të krahut të tij të majtë, ka trajtat e fytyrës së Krishtit.

Jamie Hales tha se figura u shfaq në pjesën e brendshme të krahut të tij pas një goditjeje që mori.

Të gjithë njerëzit pranë tij që e kanë parë shenjën, kanë arritur ta dallojnë qartë tiparet që ngjasojnë me ato të imazhit të Jezusit.

“Unë vetë nuk jam besimtar. Po të isha, do të mendoja se kjo është një shenjë që jam Mesiah i ri, por nuk jam”, shprehet Hales, duke i shtuar situatës edhe disa doza humori.

37-vjeçari, punëtor i një fabrike, tha se ishte lënduar në atë pjese te krahut, por nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje.

Vetëm më vonë, vuri re formën e hematomës dhe mbeti i habitur. Hales megjithatë thotë se nuk ka ndryshuar mendje për besimin, edhe pse i pëlqeu fama që mori për disa ditë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco