Burri nga Tonga thotë se mbijetoi duke notuar rreth 27 orë pas cunamit

Burri nga Tonga thotë se mbijetoi duke notuar rreth 27 orë pas cunamit

09:59, 20/01/2022

Një burrë 57-vjeçar nga Tonga ka thënë se ka notuar rreth 27 orë, pasi përfundoi në det gjatë cunamit shkatërrues të së shtunës.

Shpërthimi i vullkanint nënujor “Hunga Tonga-Hunga Ha’apai” të shtunën la të paktën tre të vdekur, duke shkaktuar valë të larta të detit që arritën në ishull, me ç’rast u dëmtuan shumë ndërtesa e u ndërpre rrjeti i komunikimit në vendin me rreth 105.000 banorë.

Burri i quajtur Lisala Folau, i cili jetonte në ishullin e izoluar të Atata-s, me vetëm rreth 60 banorë, përfundoi në det, kur valët e goditën ishullin rreth orës 19 të shtunën, tha ai në një intervistë në radio, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Folau tha se ishte duke e pikturuar shtëpinë e vet, kur u njoftua për cunamin nga vëllai i tij dhe së shpejti, valët kishin arritur në pronën e tij. Ai tha se hipi në një dru për të shpëtuar, por kur zbriti, një valë tjetër e madhe e mori me vete. Burri 57-vjeçar tha se është person me nevoja të veçanta dhe se nuk mund të ecë si duhet.

 

Folua tha se vazhdoi të qëndronte mbi ujë dhe ngadalë arriti të notonte rreth 7.5 kilometra deri tek ishulli kryesor, Tongatapu, duke arritur në breg 27 orë më vonë, rreth orës 22 të dielën.

Agjencia “Reuters” nuk pati mundësi që ta kontaktonte këtë person ose ta vërtetonte ngjarjen e rrëfyer. Sidoqoftë, rrëfimi i tij u përhap shumë në rrjete sociale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco