Pasagjeri i vetëm në aeroplan, i riu udhëtoi për tetë orë plotësisht i vetmuar – videoja bëhet virale

Pasagjeri i vetëm në aeroplan, i riu udhëtoi për tetë orë plotësisht i vetmuar – videoja bëhet virale

15:33, 19/01/2022

Kai Forsyth tha se ishte ndjerë çuditshëm kur ekuipazhi i aeroplanit më të cilin po udhëtonte (British Airways), e njoftuan se është personi i vetëm në fluturake – duke e cilësuar si një prej përvojave më të çuditshme.

Forsyth nga Derbyshire i Anglisë, po udhëtonte nga Londra për në Orlando të Floridas, por ishte plotësisht i vetmuar në aeroplan.

E këtë përvojë e ndau në TikTok, ku videoja e tij u bë virale dhe mori mbi 310 mijë shikime.

“Ekuipazhi më njoftuar se jam personi i vetëm në bord”, tha Forsyth i cili publikoi videon më 9 janar derisa brenda fluturakes shiheshin ulëset e zbrazëta.

Megjithatë ky udhëtim i pati edhe të mirat e veta, pasi stjuardesat e “mbuluan” me ëmbëlsira dhe specialitete të ndryshme nga ushqimi që e përgatisin për pasagjerët.

“Ishte një udhëtim prej 8 orëve, ku ulëset i shndërrova në shtrat. Mund të them që ishte udhëtimi më komod me aeroplan që ndonjëherë e kam bërë”, shtoi autori i videos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco