Një mënyrë e thjesht për të pasur ajër të mirë në shtëpinë tuaj gjatë dimrit

Një mënyrë e thjesht për të pasur ajër të mirë në shtëpinë tuaj gjatë dimrit

14:56, 19/01/2022

Kur jashtë është ftohtë, të heqësh qafe ajrin e mbytur të brendshëm nuk është aq e thjeshtë sa të realizohet me hapjen e dritareve.

Pra, cila është mënyra më e mirë për të lejuar që ajri i pastër të hyjë pa ngrirë?

Kjo këshillë e thjesht do t’ju ndihmojnë ta mbani shtëpinë tuaj të ngrohtë, komode dhe me erë të mrekullueshme – edhe në thellësi të dimrit.

Lironi për pak radiatorët

Radiatorët shpesh janë fajtorë për lëshimin e ajrit të ndenjur, veçanërisht nëse tubat pengohen. “Ata mund të marrin xhepa ajri që ndalojnë ujin e nxehtë të qarkullojë në mënyrë efikase”, thotë Chris Harvey nga kompania e radiatorëve Stelrad. Zgjidhja: “Një herë në vit, lironi tubat – është shumë e lehtë”.

Së pari, sigurohuni që nxehtësia të jetë e fikur dhe radiatori të jetë i ftohtë. Më pas vendosni një tas nën valvul – çelësin në fund të njësisë – dhe rrotulloni valvulën për ta hapur derisa të dëgjoni fërshëllimë, që është ajri që ikën. Kur uji fillon të rrjedhë, puna ka mbaruar dhe mund ta mbyllni valvulën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco