14 sekretet e një ekonomisti të diplomuar në Harvard për të pasur sa më shumë para

14 sekretet e një ekonomisti të diplomuar në Harvard për të pasur sa më shumë para

18:06, 17/01/2022

Ne të gjithë duam para, disa prej nesh më shumë. Sot ka mënyra të shumta për të fituar para, por pjesa e vështirë është menaxhimi i tyre.

Laurence J. Kotlikoff, një ekonomist i diplomuar në Harvard tregon 14 rregulla që sipas tij janë thelbësore për të arritur një stabilitet financiar.

1. Mos merrni hua për studime, aplikoni për bursë.

2. Përpiquni të keni shtëpinë tuaj, mos jetoni me qira.

3. Hipotekat dhe kreditë janë shkatërrimtarë tatimorë dhe financiarë. Paguajini sa më shpejt.

4. Shtëpia juaj perfekte mund të jetë shumë më e lirë në zona periferike.

5. Zgjidhni punë që të gjithë përveç jush i urrejnë, do të paguheni më shumë.

6. Mbani një opsion të dytë për punë, për çdo rast.

7. Mendoni të punoni për veten tuaj.

8. Mendoni vazhdimisht për të nesërmen.

9. Martesa mund t’ju ndihmojë në terma afatgjatë, çdo gjë është dyfish.

10. Nëse martoheni, llogarisni që të divorcoheni.

11. Të gjitha vendimet e stilit të jetesës: ndërrimi i karrierës, zhvendosja e shtëpive, martesa, lindja e fëmijëve, divorci kanë një çmim.

12. Prisni deri në moshën 70 vjeç për të marrë përfitimet e pensionit të Sigurimeve Shoqërore.

13. Të dalësh në pension para kohe është vetëvrasje financiare.

14. Shumica e këshillave konvencionale të investimeve janë me vlerë të dyshimtë.

Laurence J. Kotlikoff është profesor Ekonomie dhe autor i “Magjia e parave: Sekretet e një ekonomisti për më shumë para, më pak rrezik dhe një jetë më të mirë”.

Ai mori doktoraturën në Ekonomi nga Universiteti i Harvardit në 1977.

Në vitin 2014, The Economist e emëroi atë një nga 25 ekonomistët më me ndikim në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco