Shall modern nga leshi për 20 minuta

Shall modern nga leshi për 20 minuta

08:38, 15/01/2022

Për shall të bukur nuk ju nevojiten shumë para!

Shalli modern dhe i thjeshtë i cili punohet shpejt. Shkon me çdo kombinim, sepse vetë e keni zgjedhur ngjyrën.

Plotësoni çdo veshje me këtë detaj të bukur dhe interesant dhe do t’ju kënaq kur e bartni, sepse vetë e keni punuar!

Ju nevojiten: 2 – 4 lëmshe leshi të trashë.

Procedura:

Matni 4 pjesë të njëjta të leshit dhe ndani në lëmshe, pastaj në atë gjatësi bëni nyje në pjesën e leshit të mjaftueshme që të kalohet dora (më hollësisht shih videon).

Me ndihmën e dorës tjetër mbështillni edhe së paku 12 rrathë leshi rreth dorës, varësisht nga trashësia që dëshironi ta keni shallin.

Duke e mbajtur pjesën e leshit në një dorë, kalojeni nëpër rreth të cilin tani do ta mbështillni në dorën tjetër.

Vazhdoni procedurën e mbështjelljes së leshit nga njëra dorë në tjetrën dhe shikoni se si shalli juaj po thuret!

Shallin përfundojeni me nyja dhe do ta keni të gatshëm për të plotësuar veshjen tuaj në ditët e ftohta të dimrit!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco