Rregulli i 20 minutave që milionerët ndjekin gjithmonë

Rregulli i 20 minutave që milionerët ndjekin gjithmonë

08:00, 02/12/2021

Rregulli i 20 minutave është një nga truket e mira që mund të "kopjojmë" nga jeta e milionerëve . 

Sipas  Thomas C.Corley autor i  librave "Rich Habits: The Daily Success Habits of Ëealthy Individuals" dhe "Rich Kids’ e para është që ne duhet të përcaktojmë një ëndërr specifike (diçka që është imazhi ideal i jetës sonë), më pas duhet të krijojmë qëllime individuale rreth asaj ëndrre (hapa të vegjël që na ndihmojnë ta arrijmë atë) dhe, së fundi, duhet të zhvillojmë zakonet e duhura që kur i bëjmë çdo ditë do të na afrojnë me atë që kërkojmë dhe Rregulli i 20 minutave ndihmon për këtë.

Sipas Corley, "zakonet e mira janë si floket e borës në një shpat mali. Vështirë se i vëreni ato derisa të krijojnë një vërshim suksesi” dhe janë:

1. Vendosni një qëllim të ri, një zakon të ri, që dëshironi të adoptoni.
2. Kaloni 20 minuta në ditë për këtë zakon të ri.
3. Përsëriteni këtë zakon çdo ditë për të paktën 30 ditë.

Kjo mund të jetë 20 minuta lexim në ditë, 20 minuta lidhje në rrjet, 20 minuta dëgjim i një podcast mbi tema që mund t'ju ndihmojnë, 20 minuta shkrimi i një libri. 

E rëndësishme është ta bëni këtë zakon çdo ditë dhe të zgjasë të paktën 20 minuta.

Dhe pse ta ndiqni për 30 ditë?

Corley thotë se kështu aktivizohen qelizat specifike të trurit.

 Kështu, vendosen shenjat, që të fillojë të krijohet një zakon i ri dhe me kalimin e kohës kjo bëhet më e lehtë derisa të duket pothuajse e natyrshme.

Pasi të keni zotëruar këtë "zakon të ri", mund të filloni të përqendroheni në atë të radhës që dëshironi të pushtoni.

Sipas Corley  'suksesi nuk vjen rastësisht, por as nuk vjen brenda natës. Është shumë më e lehtë, pra, ta ndash atë në “copa” për të arritur në një moment atë që dikur dukej si një ëndërr e largët'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco