Ky është ‘eksperti i kamuflimit’, a mund ta gjeni leopardin në terrenin shkëmbor?

Ky është ‘eksperti i kamuflimit’, a mund ta gjeni leopardin në terrenin shkëmbor?

23:44, 01/12/2021

“Macja më e vështirë për t’u gjetur”, është kamufluar në mënyrën më të mirë të mundshme në një teren shkëmbor – ku pothuajse është e pamundur të vërehet.

Në muret shkëmbore të mbuluara pjesërisht me borë, leopardi po priste prenë e tij. E publikimi i kësaj video dhe fotografive, ka habitur masën me aftësitë e “maces së madhe” për kamuflim.

Leopardi u fotografi në Himalaje nga fotografi Saurabh Desai derisa po bënte ngjitje maleve me një grup shokësh, kur vërejti leopardin falë objektivit të avancuar të aparatit.

“Isha duke u ngjitur me miqtë, kur dëgjova një zhurmë. Vendosa të ndalem dhe ta nxjerr aparatin, pasi disa minutave arrita ta lokalizojë leopardin që mënyrë të përkryer ishte kamufluar”, tha autori i fotografive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco