A mund të ndodhë kjo, t’i zëvendësojmë zinxhirët klasikë të borës me ‘tekstil’?

A mund të ndodhë kjo, t’i zëvendësojmë zinxhirët klasikë të borës me ‘tekstil’?

17:23, 28/11/2021

Zinxhirët e borës janë një nga pjesët më të rëndësishme të pajisjeve dimërore që duhet të keni në automjetin tuaj, veçanërisht nëse jetoni në zona kodrinore dhe malore ose nëse udhëtoni jashtë qytetit gjatë reshjeve të borës. 

Sidomos nëse planifikoni të bëni ski.

Përveç zinxhirëve klasikë, prej disa kohësh ka edhe mjete ndihmëse tekstili për ngasje në borë, të cilat tashmë janë kthyer në një alternativë reale.

Kjo është arsyeja pse klubi austriak i makinave ÖAMTC kreu një test të të ashtuquajturave zinxhirë tekstili të borës.

Përveç matjes së tërheqjes, metoda e zhvilluar nga ky klub veturash u përdor për herë të parë për të përcaktuar në mënyrë objektive transmetimin e energjisë kur nisni një automjet në dëborë.

Testi u krye në një veturë të pajisur me goma 225/50 R17 dhe u testuan zinxhirët klasikë të gjashtë prodhuesve.

Sipas klubit austriak të veturave, asnjë nga nëntë modelet e testuara nuk arriti vlerësimin më të lartë të shumë mirë (pesë yje). 

Megjithatë, në përgjithësi rezultati është pozitiv me gjashtë vlerësime të mira (katër yje) dhe tre të kënaqshme (dy yje).

“Ne ishim të befasuar që ndihma e zinxhirëve tekstile nuk është në asnjë mënyrë inferiore ndaj performancës së zinxhirëve klasikë të borës, kur bëhet fjalë për transmetimin e energjisë kur nisni një automjet”, thekson Stefan Kerbl, mekanik i ÖAMTC. 

Megjithatë, fakti që gjashtë zinxhirët e dëborës të testuar janë ende përgjithësisht superiorë ndaj alternativave të tekstilit në provë është rezultat i besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së tyre.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco