Llojet e pëlhurave që nuk është mirë lahen me zbutës

Llojet e pëlhurave që nuk është mirë lahen me zbutës

20:51, 27/11/2021

Kur duam t’u japim rrobave pak aromë të mirë dhe shumë butësi, atëherë përdorim zbutës pëlhurash

Ata do të zbutin pëlhurën, do të reduktojnë elektricitetin statik dhe do t’ua shtojnë aromën rrobave tona.

Megjithatë, disa pëlhura nuk duhet të trajtohen me zbutës.

1. Pëlhura me mikrofibër

Falë fijeve të forta të ndërthurura, pëlhurat me mikrofibër janë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe kanë veti të shkëlqyera absorbuese.

Nëse i trajtoni me zbutës pëlhure, ngadalë do të shkatërroni efikasitetin e tyre dhe do të shkurtoni jetëgjatësinë e fijeve.

2. Veshje sportive

Shumica e veshjeve sportive janë përshtatur teknologjikisht ndaj djersitjes së rëndë, d.m.th. thithin djersën nga lëkura dhe ju ftohin gjatë aktivitetit fizik.

Zbutësi lë një shtresë mbi to që i pengon ata të thithin lëngjet e trupit.

3. Peshqirët

Ne të gjithë i duam peshqirët e butë dhe aromatikë, por zbutësi i pengon ata në funksionin e tyre kryesor – thithjen.

Ashtu si me veshjet sportive, zbutësi i rrobave lë një shtresë të hollë “dylli” mbi peshqirët, gjë që i pengon ata të thithin ujin siç duhet.

4. Rrobat e bëra nga pëlhura jo të ndezshme

Shumë kostume pune janë bërë me të drejtë nga pëlhura speciale rezistuese ndaj zjarrit – ato ju mbrojnë nga zjarri në vendet ku jeni të ekspozuar ndaj një zjarri të mundshëm.

Mos i trajtoni me zbutës pëlhure pasi kjo ndikon negativisht në vetitë e tyre të rezistencës ndaj zjarrit dhe përfundimisht i bën ato të ndezshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco