Mosha kur meshkujt dhe femrat tradhtojnë më shumë

Mosha kur meshkujt dhe femrat tradhtojnë më shumë

13:30, 27/11/2021

Tradhti fizike, tradhti mendore, sido që ta emëroni ajo mbetet tradhti! Mund të falet, mund të prishë lidhje, ende mbetet një akt i shëmtuar.

Rreth 60% e meshkujve dhe mbi 45% e grave arrijnë të tradhtojnë në një pikë.

Arsyet pse njerëzit largohen nga partnerët e tyre janë të ndryshme: disa thjesht e gëzojnë aktin e mashtrimit; të tjerë thonë se ndjehen të mërzitur me martesat e tyre, apo bashkëshortët e tyre nuk ofrojnë më kënaqësi seksuale apo emocionale.

Sipas një studimi nga Universiteti i New Hampshire në Angli meshkujt priren të tradhtojnë rreth 7% më shumë se sa femrat, përcjell Vizion Plus. Kjo sipas studiuesve se raporti pasojë-përfitim është i ndryshëm për femrat e meshkujt.

Për meshkujt, mosha 55 është moment kur ata priren drejt tradhtisë, ndërsa për femrat është rreth një dekadë më herët, pra 45-vjeç.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Sex and Marital Therapy një në 5 amerikanë tradhtojnë.

Megjithatë nëse një mashkull a femër ndihet i plotësuar nuk keni pse i druheni tradhtisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco