Britaniku do të bëhet njeriu i parë që do t’i vendoset sy artificial i bërë me printer 3D

Britaniku do të bëhet njeriu i parë që do t’i vendoset sy artificial i bërë me printer 3D

15:12, 25/11/2021

Një burrë britanik do të bëhet personi i parë në botë që do të ketë sy artificial të prodhuar me printer 3D.

Steve Varze-s nga Hackney do t’i vendoset syri të enjten në spitalin “Moorfields Eye Hospital” në Londër, shkruan BBC.

Shpresohet që ky sy do të duket më i vërtetë se një model i mëparshëm. Ai gjithashtu do të ketë nevojë të vendoset për kohë dyfish më të shpejtë se më parë – nga gjashtë në tri javë.

“Kam pasur nevojë për protezë që nga mosha 20-vjeçare dhe kam qenë i vetëdijshëm për këtë. Kur dal nga shtëpia, shpesh shikohem për së dyti në pasqyrë dhe nuk më ka pëlqyer ajo që kam parë. Ky sy i ri duket fantastik dhe, duke u bazuar në teknologjinë e printimit 3D, vetëm sa do të jetë mirë e më mirë”, tha Hackney.

Profesori Mandeep Sagoo, oftalmolog konsultues në spitalin “Moorfields Eye Hospital” tha se stafi ishte i mahnitur rreth potencialit për një sy protezë plotësisht digjital.

Proteza e bërë me printer 3D pritet ta shkurtojë edhe kohën e prodhimit në dy deri në tri javë, ndërsa caktimi fillestar i kontrollit do të marrë vetëm gjysmë ore, sipas spitalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco