Dalin në dritë sekretet e errëta të Barack Obamës: Nga lidhja pasionante me të dashurën e bardhë, tek afera me profesorin

Dalin në dritë sekretet e errëta të Barack Obamës: Nga lidhja pasionante me të dashurën e bardhë, tek afera me profesorin

12:03, 25/11/2021

Një biografi mbi ish-presidenti amerikan Barack Obama, zbulon disa sekrete nga jeta e këtij të fundit, sidomos lidhur me marrëdhëniet e tij seksuale.

Libri ëshë shkruar nga fituesi i çmimit Pulitzer, David Garrow.

Ai ka dalë për shitje disa kohë më parë.

Në libër citohet një ish-e dashura e presidentit, Genevieve Cook, e cila e ka quajtur pasionant seksin me ish-presidentin amerikan.

Cook u takua me Obamën në vitin 1983 gjatë një feste për Vitin e Ri, ndërkohë që ai si ishte 22 vjeç dhe sapo ishte diplomuar nga Columbia University.

Në atë kohë Obama punonte si analist financiar.

“Q është për të gjitha q… që kemi bërë”, thuhet në një poemë që Cook bëri pas seksit me Obamën, dy javë pasi ata ishin takuar.

“Seksualisht ai nuk ishte shumë imagjinues, por ishte shumë i rehatshëm. Nuk ishte tip i turpshëm”, thotë ajo në libër.

Ajo vijon më tej, duke thënë se tymosnin marijuanë, ndërkohë që sipas Cook, Obama merrte edhe kokainë me miqtë e tij.

Në libër flitet edhe për marrëdhënien e Obamas me profesorin e tij homoseksual, Laërence Goldyn.

“Obama i shkroi të parës të dashur intime që kishte, se e kishte shqyrtuar mundësinë që të bëhej gej, por më pas vendosi që marrëdhëniet mes të njëjtit seks janë më pak sfiduese”, thuhet në libër.

Sipas autorit të librit, profesori homoseksual ka pasur një ndikim të fortë tek Obama.

Në libër tregohet edhe historia e lidhjes së ish-presidentit me Sheila Jagër.

Kjo e fundit pretendon se dilte me Obaman, edhe pasi ky i fundit ishte lidhur me bashkëshorten e tij, Michelle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco