Princesha që hoqi dorë nga gjithçka, për t`u martuar me një njeri të zakonshëm

Princesha që hoqi dorë nga gjithçka, për t`u martuar me një njeri të zakonshëm

20:54, 27/10/2021

Princesha Mako e Japonisë më në fund u martua me të dashurin e saj të kolegjit Kei Komuro. Si në filmat romantik, princesha hoqi dorë nga titulli, froni, trashëgimia, nga gjithçka për dashurinë.

Sipas ligjit japonez, anëtaret e familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një ‘të zakonshëm’. Për anëtarët meshkuj nuk vlen e njëjta gjë.

Ajo nuk bëri ceremonitë e zakonshme perandorake dhe nuk mori as pagesën e majme që u jepet nga familja vajzave që martohen. Është e para vajzë e familjes që i refuzoi të gjitha për dashurinë. Pas ceremonisë që u zhvillua në heshtje, pritet largimi i saj për në SHBA aty ku bashkëshorti punon si avokat.

Lëvizja e tyre dhe gjithë historia ka sjellë krahasimet e pashmangshme me mbretërorët britanikë Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin ‘Harry dhe Meghan i Japonisë’. Edhe bashkëshorti i princeshës u komentua gjatënga mediat, për çdo hap, si Meghan. Edhe modeli i tij i flokëve u komentua, u kritikua madje si i papërshtatshëm për në Japoni.

Një protestë ka pasur sot kundër martesës së çiftit.

Në një konferencë për shtyp, Mako tha se kërkon falje për çdo telash që u solli njerëzve nga martesa e saj.

“Më vjen shumë keq për shqetësimin e shkaktuar dhe jam mirënjohëse ndaj atyre që kanë vazhduar të më mbështesin. Për mua, Kei është i pazëvendësueshëm. Martesa ishte një zgjedhje e nevojshme për ne”, tha ajo.

“Unë e dua Makon. Ne kemi vetëm një jetë dhe duhet ta kalojmë atë me atë që duam. Ndihem shumë i trishtuar që Mako ka qenë në një gjendje të keqe, mendërisht dhe fizikisht, për shkak të akuzave të rreme që i janë bërë”, tha Komuro.

Princesha Mako u largua nga rezidenca e saj në Tokio rreth orës 10:00 për të bërë celebrimin, duke iu përkulur disa herë prindërve të saj, Princit të Kurorës Fumihito dhe Princeshës së Kurorës Kiko. Ajo gjithashtu përqafoi motrën e saj më të vogël para se të largohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco