Afër 300 miliardë dollarëve, Elon Musk është njeriu më i pasur në histori

Afër 300 miliardë dollarëve, Elon Musk është njeriu më i pasur në histori

17:42, 27/10/2021

Falë një raporti të fitimeve dhe një porosie të madhe të makinave nga Hertz – kompani amerikane e makinave me qira – kapitali i Tesla-s kaloi 1 trilion dollarë të hënën dhe CEO Elon Musk është personi më i pasur në historinë e botës.

Forbes vlerëson se pasuria neto e Musk është 271.3 miliardë dollarë deri të hënën, rreth 41.7 miliardë dollarë më shumë nga e premtja. 

Musk është në një territor të paeksploruar të pasurisë, që po shkon drejt 300 miliardë dollarëve.

Kur Forbes filloi për herë të parë të gjurmonte pasurinë e miliarderëve, në vitin 1982, personi më i pasur në Amerikë ishte manjati i anijeve Daniel Ludwig, me vlerë 2 miliardë dollarë, ose rreth 5.5 miliardë dollarë me vlerën e sotme të parave. 

Pasuria e themeluesit dhe ish-drejtorit ekzekutiv të Amazon, Jeff Bezos, u rrit në 212 miliardë dollarë kur aksionet e Amazon arritën kulmin në korrik – plot 59.3 miliardë dollarë më pak se sa vlen Musk tani.

21% e aksioneve të Musk në Tesla përbën pjesën më të madhe të pasurisë së tij, por ai gjithashtu ka aksione në kompaninë private të raketave të cilën e themeloi në vitin 2002, SpaceX. 

Elon është shumë pranë ditës kur pasuria e tij të jetë 300 miliardë dollarë, duke u bërë kështu trilioneri i parë në histori.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco