Marku në telashe me të rinjtë, nuk po ia përdorin fort Facebook-un

Marku në telashe me të rinjtë, nuk po ia përdorin fort Facebook-un

14:16, 25/10/2021

Facebook si aplikacion nuk po gjen rehati.

Pasi pronari i këtij rrjeti, Mark Zuckerberg pësoi 7 milionë dollarë humbje nga rënja e FB para ca jave, problemet po vazhdojnë akoma, transmeton Syri Kosova.

Sipas Bloomberg.com, adoleshentët janë duke e përdorur shumë pak këtë rrjet, që nënkupton rënie në përdorim, kështu edhe humbje materiale.

Të rinjtë përqendrimin më të madh po e kanë në Instagram e veçanërisht në TikTok.

Sipas një matjeje të bërë, personat mbi moshën 30 vjeçare po postojnë më shumë në Facebook, se sa ata që janë më të rinj.

Ekipi i Facebook përpos idesë së ndryshimit të emrit, po mendojnë për ide të reja, që do e bënin këtë aplikacion më atraktiv për të rinjtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco