‘Shpresa vdes e fundit’, korçari aplikon për herë të 7 për lotarinë amerikane

‘Shpresa vdes e fundit’, korçari aplikon për herë të 7 për lotarinë amerikane

14:03, 25/10/2021

Qarkullojnë shumë besëtytni mbi lotarinë amerikane, njëra prej tyre, që ka marrë jehonë edhe në rrjetet sociale, është se aplikantët nga juglindja janë më të privilegjuarit.

Por, rasti i Xhentil Avdylit tregon të kundërtën. Ai nuk ka qenë aq me fat. Vitet e fundit ka aplikuar rregullisht, por nuk ka fituar.

‘Unë jam 30-vjeç. Arsimin e lartë e kam kryer në Universitetin e Korçës. Është viti i 7 që aplikoj për lotarinë amerikane’, u shpreh ai.

Megjithëse ka një punë të mirë në Shqipëri, 30-vjeçari nga Kolonja dëshiron të largohet dhe ta krijojë familjen e tij në Shtetet e Bashkuara.

‘Më e bukura është që të jetosh në vendin tënd, por për kushte më të mira jetese, për të krijuar një familje andej’, shtoi i riu.

Pavarësisht se 6 vitet e fundit ai nuk është shpallur fitues, Xhentil Avdyli aplikoi sërish këtë vit, i vendosur për të shkuar në Shtetet e Bashkuara një ditë.

 ‘Shpresa vdes e fundit, shpresoj që mund të arrijmë këtë dëshirë’, përfundoi 30-vjeçari. /Euronews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco