Babai e qortoi se u kthye vonë në shtëpi, 19-vjeçari qëllon veten në kokë

Babai e qortoi se u kthye vonë në shtëpi, 19-vjeçari qëllon veten në kokë

13:29, 25/10/2021

Një 19-vjeçar San Salvatore, Itali është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin San Pio në Benevento.

Dyshohet se 19-vjeçari ka qëlluar veten në kokë pasi u qortua nga babai i tij sepse u kthye vonë në shtëpi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, 24 tetor.

I riu u transportua me urgjencë në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Arma, të cilën e mbante ligjërisht babai i 19-vjeçarit u sekuestrua, shkruan Ansa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco