Pasojat e pirjes së birrës janë më të këqija sesa keni menduar

Pasojat e pirjes së birrës janë më të këqija sesa keni menduar

09:44, 25/10/2021

Hulumtimet sugjerojnë se pirja e birrës lidhet me një gamë të gjerë problemesh shëndetësore që mund të kenë pasoja të qëndrueshme, shkruan Zadovoljna.rs.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shumë nga këto efekte anësore gjenden vetëm në variantin e marrjes së tepërt të birrës ose pirjes së më shumë se dy birra në ditë. 

Marrja e moderuar vjen me më pak efekte anësore negative.

Sidoqoftë, studimi i parë zbuloi se edhe një konsum i moderuar i birrës mund të jetë i rrezikshëm kur bëhet fjalë për një organ të veçantë, shkruan Eatthis.

Para se të pini një gotë, lexoni për të zbuluar pse "birra" është më e keqe për ju nga sa menduat.

Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt për trurin

Edhe pse mund të ndiheni më të zgjuar ose të keni më shumë besim kur pini një ose dy pije, ekspertët thonë se truri juaj nuk përfiton nga këto birra.

Në një ribotim të një studimi të kryer në vitin 2021, i cili analizoi imazhet e trurit të mbi 25,000 të rriturve me nivele të ndryshme të konsumit të alkoolit, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit deklaruan se asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt për shëndetin e trurit. 

Dhe akoma më keq - edhe konsumi i moderuar, që në përgjithësi do të thotë deri në një pije në ditë për gratë dhe deri në dy pije në ditë për burrat, kishte potencialin të shkaktonte më shumë dëmtime të trurit sesa kishin pranuar studimet e mëparshme.

Birra e fortë mund të rrisë rrezikun e diabetit

Nëse disa birra pas një dite të gjatë pune është një zakon i rregullt, mund të dëmtoni pankreasin tuaj.

Një studim i vitit 2012 i botuar në revistën Diabetes Medicine zbuloi se mes 5,128 burrave dhe grave midis moshës 35 dhe 56 vjeç, konsumi i lartë i birrës shoqërohej me një rrezik më të lartë të prediabetit tek të anketuarit meshkuj.

 Burrat tashmë janë në rrezik më të lartë të prediabetit sesa gratë. 

Duke pasur parasysh se pesë deri në 10 për qind e atyre me prediabet zhvillojnë diabetin e tipit 2, një gjendje e pakthyeshme që prish metabolizmin e energjisë dhe rrit rrezikun e komplikimeve të tilla si sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e veshkave, burrat mund të mendojnë se është e mençur të reduktohet konsumimi i birrës.

Konsumimi i alkoolit është i lidhur me disa lloje të kancerit

Pavarësisht nëse keni një histori familjare të kancerit ose thjesht dëshironi të zvogëloni rrezikun e sëmundjes, ulja e konsumit të birrës mund të jetë një fillim i mirë.

Edicioni i 14 -të i "Raportit Kancerogjen" vëren se alkooli është një kancerogjen i njohur, ndërsa një raport i vitit 2015 në The Permanente Journal zbuloi se ata që pinë janë në rrezik më të lartë të kancerit të mëlçisë dhe kancerit të gjirit.

Shkurton jetën

Nëse dëshironi të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, merrni parasysh një sasi më të vogël birre.

Një studim i vitit 2018 i botuar në revistën Alcoholism: Clinical & Experimental Research sugjeron se pirja e një deri në dy pije alkoolike katër ose më shumë herë në javë shkurton jetën.

Nëse nuk doni të hiqni dorë plotësisht nga pija juaj e preferuar, do të bëni dëmin më të vogël nëse e kufizoni marrjen e pijeve në më pak se tre herë në javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco