Mbreti kishte 5 mijë dashnore/ Dëshmia: I jepnim hormone femërore

Mbreti kishte 5 mijë dashnore/ Dëshmia: I jepnim hormone femërore

10:36, 22/10/2021

Një ish-shef policie ka dëshmuar në parlamentin spanjoll në lidhje me ish-mbretin spanjoll, Juan Carlos, i cili është larguar i diskredituar në mërgim. Ai ka thënë se u detyruan që t’i jepnin mbretit hormone femërore për të kontrolluar dëshirën e tij të çmendur për seks.

Jose Manuel Villarejo tha se monarkut, i cili jeton tani në një hotel luksoz në Abu Dhabi, iu dha bllokues testosteroni nga shërbimi sekret spanjoll pasi libidoja e tij ishte kthyer në problem shtetëror.

“Shërbimi sekret i injektonte atij hormone femërore dhe bllokues testosteroni për të kontrolluar libidon për shkak se konsiderohej një problem shtetërore sepse mbreti ishte gjithmonë i eksituar”.

Lajmi për libidon e mbretit Juan Carlos nuk është diçka e re. Historianët dhe hetuesit përllogarisin se ai ka pasur të paktën 5 mijë dashnore. Sipas Daily Mail, edhe princesha Diana mendohet se ka pasur një histori romantike me të.

Në një libër të publikuar për këtë çështje, thuhet se mbreti kishte pasur 62 dashnore brenda gjashtë muajsh. Ndërsa nga viti 1976 deri në vitin 1994, kishte fjetur me të paktën 2154 femra.

Në vitin 2017, një ish-konkurrente e Miss Bota thuhet se u pagua me miliona euro në llogari offshore vetëm të mos fliste me aferën e saj me mbretin.

83-vjecari u largua nga Spanja drejt Abu Dhabit vitin e shkuar pasi prokurorët zviceranë kishin nisur një hetim ndaj tij për llogaritë e fshehta bankare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco