Historia e rrallë/ Amerikani takon pilotin gjerman pas 40 vitesh, nuk e qëlloi në luftën e dytë botërore

Historia e rrallë/ Amerikani takon pilotin gjerman pas 40 vitesh, nuk e qëlloi në luftën e dytë botërore

09:12, 22/10/2021

Charlie Brown, një pilot i ri amerikan dhe ekuipazhi i tij po ktheheshin nga misioni i tyre i parë si njësi, bombardimi i suksesshëm i një fabrike gjermane të municioneve. Në këtë mision një anëtar i ekuipazhit ishte vrarë dhe gjashtë ishin plagosur. Toger Brown ishte i vetëm, pasi tre vetat e padëmtuar po kujdeseshin për të plagosurit e tjerët. Bombarduesi B-17 i Brown ishte sulmuar nga 15 aeroplanë gjermanë dhe e kishin qelluar dhe i kishin lënë për të vdekur. Vetë Brown i kishte humbur vetëdijen nga goditja, dhe fitoj vetëdijen vetem pak para se aeroplani të prekte tokën. Kur Brown mendoi se shpetuan dhe ishin drejtuar drejt Anglise ai shtangu. Një pilot gjerman krejt papritmas ishte shfaqur në të djathtë të tij.

Brown mendoi se nga plaget ai ishte në gjendje halucinacioni. Mbylli sytë per disa sekonda dhe kur i hapi përsëri gjermani ishte ende atje. Ai kishte fluturuar në të majtë të bombarduesit të tij dhe bënte shenja që Brown nuk mundi t’i kuptonte. Brown, tashmë i tronditur, e mbertheu rishtas frika. Çfarë donte ky djalë? Pse nuk po i qëllonte? Ai fluturoi me ta deri sa bombarduesiu amerikan iu afrua zonës së sigurtë të Kanalit Anglez. Piloti gjerman salutoi dhe u zhduk menjëherë.

Çfarë ngjau kështu? Pse piloti gjerman nuk i qëlloi? Kjo pyetje do ta ndiqte Brownin për më shumë se 40 vjet, shumë kohë pasi ishte martuar dhe ishte pensionuar e vendosur në Miami.

Libri “A Higher Call” nga Adam Makos me Larry Alexander, tregon historinë e vërtetë të jashtëzakonshme të këtyre dy pilotëve. Franz Stigler, një ish pilot i komercial, ishte rekrutuar 26 vjeç nga Luftëaffe e Hitlerit në 1942.

Pasditen e misionit të tij të parë, ishte shoqëruar nga komandanti i tij nënkolonel Gustav Roedel. Ai do të kishte një ndikim të thellë në jetën e tij gjatë dhe pas luftës. Për Roedel në forcat ajrore "Nderi është gjithçka."

Sipas tij, ushtaraket duhet të ndiqnin rregullat e luftës për vetën e tyre - jo për armikun. Duhet luftuar me rregulla duke ruajtur humanizmin për aq sa është e mundur. Roedel nuk ishte i vetëm në këtë filozofi, qe nuk e kishin vetëm gjermanët. Shumica e këtyre të rinjve në luftë - amerikanë, britanikë, gjermanë - ishin rritur me historitë e pilotëve të mëdhenj të Luftës së Parë Botërore: te amerikanit Eddie Rickenbacker dhe të baronit të kuq gjerman Manfred von Richthofen.

Këta ishin njerëz që luftuan me një kod nderi, të cilët do të shikonin njëri-tjetrin në sy në ajër, që kurrë nuk do të rrëzonin një aeroplan armiku që ishte duke rënë. Ata ishin instruktuar se kishin shanse të mira t'i mbijetonin luftës dhe do te kishin nevojë të tregonin se kishin luftuar me nder dhe me rregulla. Kjo ishte e vetmja mënyrë për tu pajtuar dikur me ndërgjegjen e tyre.

Franz Stigler kishte qenë, duke pirë një cigare ndërsa avioni i tij, një Messerschmitt 109, po furnizohej me municion dhe karburant. Vetëm disa kilometra larg, një bombardues amerikan që nuk hodhi bomba, papritmas kaloi mbi ta dhe u largua. Askush nuk foli. Franz fiku cigaren, përshëndeti rreshterin e tij dhe u vu në ndjekje të avionit amerikan. Nëse e rrëzonte këtë, Stigler do të arrinte fitoren e tij të 23 -të dhe atij do t’i jepej Kryqi i Kalorësit, nderi më i lartë për një ushtarak gjerman në Luftën e Dytë Botërore, çka simbolizonte trimëri të jashtëzakonshme.

Brenda pak minutash, Stigler, ishte në bishtin e B-17. Ai e kishte gishtin në këmbëzë. Mori shenjë dhe ishte gati të qëllonte kur kuptoi atë që ky aeroplan ishte i demtuar nga sulmi. Ai kishte armë në bisht, nuk kishte stabilizues të majtë. Kur u afrua, Stigler pa vetë sulmuesin e tmerruar, jakën e xhakete dhe armët e mbuluara me gjak. Stigler vuri re këta të rinj të tmerruar që përpiqeshin të kujdeseshin për të plagosurit e tyre.

Në fillim, Charlie Brown nuk e vuri re aeroplanin e vogël gjerman në të djathtë të tij. Ai kishte gjashtë burra të plagosur në kabinë. Stigler ishte në panik. Ky aeroplan po binte dhe ekuipazhi i tij ishte i paralizuar. Stigler bëri me shenjë që të uleshin. Amerikanët nuk e kuptuan. Ata më mirë vdesin në flakë sesa të kapeneshin rob nga nazistët. Stigler po rrezikonte jetën e tij. Nëse avioni i Stigler do të shihej së bashku me një B-17, ai do të ekzekutohej. Stigler kujtoi atë që i kishte thënë Roedel, që të qëllonte armikun kur ishte i pambrojtur ishte kundër kodit të nderit. Stigler vendosi të bënte atë që ishte e drejtë, ai përshëndeti dhe u zhduk.

Përkundër të gjitha shanseve, Brown e uli B-17 të tij në Angli.

Të dy burrat rrallë kishin folur për atë ngjarje: Në rastin e Stigler, ky ishte një akt tradhtie, i dënueshëm me vdekje. Broën në fakt i kishte thënë oficerit të tij komandues, por ishte udhëzuar ta trajtonte ngjarjen secret. Askush nuk donte të humanizonte armikun.

Broën, i cili ende ishte i traumatizuar thellë nga incidenti, vendosi ta kërkonte gjermanin. Në janar 1990, ai nxori një reklamë në një gazetë për pilotët luftarakë, duke kërkuar atë që "më shpëtoi jetën më 20 dhjetor 1943.”

Në shtëpinë e tij në Vancouver, Stigler pa njoftimin. Ai i bërtiti gruas së tij: "Ky është ai! Ky është ai që nuk e rrëzova!” Franz gjithmonë kishte pyetur veten nëse rreziku i madh që kishte ndërmarrë ia kishte vlejtur, nëse amerikani kishte arritur të shpetonte. Nga ana tjeter, Broën gjithmonë pyeste veten pse gjermani e kishte lënë të ikte. Ai i shkroi menjëherë një letër Broënit. Kur u ritakuan, Stigler shpjegoi se të qëlloje mbi ta në atë gjendje që ishin iu duk joburrërore, madje e turpshme.

Të dy pilotet menduan se duhet t'ua tregojnë historinë e tyre sa më shumë njerëzve, për t'i bërë njerëzit të kuptojnë se gjithmonë ekziston një mënyrë tjetër, se bota mund të jetë pafundësisht më e mirë seç ishte.

Stigler dhe Broën u bëne miq të ngushtë deri sa vdiqën në vitin 2008, gjashtë muaj nga njeri-tjetri. Stigler ishte 92 vjeç; Broën, 87. /Sokol Necaj/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco