Vatikani 'shpërthen' në duartrokitje, pasi 10-vjeçari ia mori kapelën Papës (Video)

Vatikani 'shpërthen' në duartrokitje, pasi 10-vjeçari ia mori kapelën Papës (Video)

20:31, 20/10/2021

Një djalë 10-vjeçar mori vëmendjen gjatë daljes së Papës Françeskut këtë të mërkurë.

Ndërsa priftërinjtë po bënin lutje dhe fjalime hyrëse, djali u ngrit nga vendet e para të auditorit në Vatikan dhe hipi në skenë. 

Ai këmbëngulte të merrte kapelen e Papës. Ati i shenjtë me qetësi ia dha kapelën e tij, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje kur djali u largua nga skena. 

Papës Françesku më pas gjatë fjalës së tij vlerësoi “çiltërsinë dhe lirinë” e fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco