Gjatë raportimit për motin, televizioni amerikan transmeton aksidentalisht 13 sekonda pornografi

Gjatë raportimit për motin, televizioni amerikan transmeton aksidentalisht 13 sekonda pornografi

18:24, 20/10/2021

Një stacion lokal i lajmeve në Washington State transmetoi rreth 13 sekonda të një pornografie gjatë një raporti të motit të dielën.

Sipas mediave të huaja, KREM, një stacion lajmesh me qendër në Uashington, transmetoi aksidentalisht klipin eksplicit gjatë një raportimi të motit që u transmetua në 6.30 pasdite gjatë fundjavës.

Meteorologia Michelle Boss raportoi se shteti po priste “disa ditë me mot të mirë pas një fundjave të mrekullueshme të temperaturave të buta”, në dukje plotësisht e pavetëdijshme për atë që po shfaqej në këndin e sipërm të majtë të ekranit.

Në videon pornografike thuhet se shihej një grua e shtrirë në shtrat. Kamera pastaj “mbuloi” trupin e saj dhe tregoi të pasmet e saj të zhveshura.

Pas këtij incidenti, KREM u kërkoi falje shikuesve orë më vonë, gjatë transmetimit të lajmeve në orën 23:00.

“Një video e papërshtatshme u transmetua. Ne po punojmë me zell për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë përsëri”,.

Një deklaratë e lëshuar nga Departamenti i Policisë së Qytetit Spokane të hënën në mëngjes tha se po hetojnë “si u shfaq imazhi dhe nga erdhi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco