Zhytësi amator gjen në det shpatën qindravjeçare

Zhytësi amator gjen në det shpatën qindravjeçare

10:57, 19/10/2021

Një zhytës amator ka nxjerrë nga fundi i detit Mesdhe një shpatë e cila mendohet se i përket një templarit të një kryqëzate që lundroi në Tokën e Shenjtë gati një mijë vjet më parë.

Shpata ishte e mbuluar me organizma detare por mesa duket rrymat nënujore kanë larguar një pjesë të rërës dhe materialeve që e kishin mbuluar ndaj dhe ra në sytë e zhytësit amator.

Gjiri natyror pranë qytetit port Haifa, kishte shërbyer si një strehë për detarët, tha Koby Sharvit, drejtor i njësisë arkeologjike detare izraelite.

“Këto kushte kanë tërhequr anijet tregtare ndër shekuj, duke lënë pas objekte arkeologjike,” tha ai.

Shpata, që besohet të jetë rreth 900-vjeçare, do të shfaqet për publikun pasi të jetë pastruar dhe restauruar.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco