VIDEO/ Çifti Indian hyn në tenxhere ditën e dasmës për t’i shpëtuar përmbytjes

VIDEO/ Çifti Indian hyn në tenxhere ditën e dasmës për t’i shpëtuar përmbytjes

10:16, 19/10/2021

Një çift indian ka shkuar për t’u martuar në një stil të pazakontë pasi lundroi nëpër rrugët e përmbytura të qytetit brenda një tenxherere gatimi, sepse shirat e shumtë shkatërruan e bënë kërdinë në shtetin Kerala.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan të porsamartuarit të shtrënguar brenda enës prej alumini ndërsa dy burra dhe një fotograf i vozisnin nëpër rrugën e zhytur.

Çifti thuhet se e mori borxh tenxheren nga një tempull lokal, duke shtuar se ishte "mundësia e vetme" e disponueshme për të qarkulluar.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur  vranë të paktën 27 njerëz në të gjithë shtetin, por çifti nuk deshi ta shtynte më ditën e dasmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco