Historia e trishtë e njeriut që u godit shtatë herë nga rrufeja

Historia e trishtë e njeriut që u godit shtatë herë nga rrufeja

17:32, 21/09/2021

Roy Cleveland Sullivan mban rekordin në librin Guinnes për të “mbijetuarin me goditjet më të shumta nga rrufeja”. Sullivan ishte një roje në Parkun Kombëtar Senadoach të Virxhinias, kështu që ai kaloi shumë kohë jashtë. Ai u godit 7 herë nga rrufeja midis viteve 1942 dhe 1977.

Sullivan u godit për herë të parë nga rrufeja në këmbë në prill 1942. Hera e dytë ishte 27 vjet më vonë, në korrik 1969, kur vetëtima kaloi përmes dritares së hapur të kamionit që po drejtonte. Rrufeja e goditi sërish një vit më vonë në korrik 1970, në shpatull.

Në pranverën e vitit 1972, Sullivan pati të njëjtin fat. Sullivan u godit për herë të pestë në gusht 1973 ndërsa u përpoq të përballonte një stuhi tjetër me kamionin e tij. Ai doli nga kamioni duke menduar se kishte shpëtuar nga stuhia kur ndjeu një djegie në trup.

Sidoqoftë, ai arriti të zvarritet deri tek kamioni për të marrë enën me ujë – të cilën e mbante me vete gjithmonë pas goditjes së katërt – duke shuar zjarrin në kokë. Goditja e gjashtë erdhi në qershor 1976. Sullivan u godit në kyçin e këmbës ndërsa po ecte në një park. Herën e shtatë dhe të fundit Sullivan u godit nga rrufeja gjatë peshkimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco