Kjo lule kacavarëse ruan intimitetin e familjes: Mbilleni atë pranë shtëpisë – do t’ju mbrojë nga shikimet e padëshiruara!

Kjo lule kacavarëse ruan intimitetin e familjes: Mbilleni atë pranë shtëpisë – do t’ju mbrojë nga shikimet e padëshiruara!

09:15, 16/09/2021

Pasi ta mbillni një herë, ajo qëndron në kopsht për vite me radhë

Mbillni Gështallen e gardheve (Calystegia sepium) përgjatë gardhit, grilave, shkallëve – siguroni mbështetje për ngjitje.

Gjithashtu mund ta mbillni edhe në një saksi, por saksia duhet të jetë e zgjatur dhe të thellë, dhe vendosni grila sa po ta mbillni këtë lule të bukur.

24 orë para se të vendosni të mbillni këtë lule, zhytni farat në çaj të vakët kamomili dhe lëreni deri në mëngjes. Në atë mënyrë, lulet do të lëshojnë rrënjë dhe do të mbijnë më shpejt.

Rritet në një lartësi prej 2 metrash dhe mund të jetë me ngjyra të ndryshme, por edhe dyngjyrëshe.

Çdo mëngjes, hap lulet në formë borie, ndërsa gjatë natës i mbyll. Hiqni lulet e fletët e lulëzuara dhe ujiteni rregullisht, por kurrë mos e lini të “notojë në ujë”.

Si çdo lule, edhe kjo kërkon ushqim gjatë sezonit intensiv të lulëzimit mjaft diell dhe ujë.

Pasi të mbillet, do të rritet në të njëjtin vend për vite me radhë, sepse riprodhon veten.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco