Ndodh edhe kjo, nis të shitet suxhuku 'Kinder Bueno'

Ndodh edhe kjo, nis të shitet suxhuku 'Kinder Bueno'

15:34, 28/07/2021

Kombinimi i ëmbël dhe i kripur ka shkuar në një nivel tjetër pasi një kasapi vendosi të bëjë një përzierje mes çokollatës me lajthi dhe suxhukut.

Një familje irlandeze ka vendosur të bëjë një përzierje të pazakonte

Eugene dhe Stephen Larmer nga Irlanda së fundmi kanë publikuar në Facebook një krijim krejt të çuditshëm që ka ngjallur reagime të shumta.

Ata zbuluan një suxhuk Kinder Bueno.

Pavarësisht nga një kombinim klasik i ëmbël dhe i kripur që është një shije e famshme në receta të ndryshme, produkti çoko-mishit i kasapit me bazë në Irlandë duket se tronditi shumë njerëz në rrjetet sociale.

Kinder Bueno, një çokollatë qumështi e mbushur me krem ​​lajthie, ishte gjëja e fundit që do të kishin imagjinuar të gjithë adhuruesit e mishit në menunë e kësaj familje, megjithatë, disa klientë u intriguan nga kjo gjë.

“Të gjitha sallamet tona janë bërë këtu në dyqan dhe këto janë në të vërtetë të shijshme, mos e lini pa i provuar”, shkruajnë ata.

Një komentues shkruante: “Kjo ishte ajo çfarë do doja të haja në mëngjes”, ndërsa një tjetër shkruan, “Ndoshta me këtë vetëm për të mbetur shtatzënë, asgjë më shumë”

Çmimi që familja i kishte vendosur kushtonte 6 euro për dy copë.

Një zëdhënës i kompanisë së familjes Larmers Butchers, justifikoi recetën e tyre të veçantë të suxhukut duke shpjeguar se gjithmonë u pëlqente të eksperimentonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco