‘Arsye të pabesueshme’, mbi 20 shqiptarë u pushuan nga puna për këto arësye

‘Arsye të pabesueshme’, mbi 20 shqiptarë u pushuan nga puna për këto arësye

09:01, 25/07/2021

Njerëzit pushohen nga puna…për shumë arsye: performancë e dobët, gabime të përsëritura, mungesë e etikës së punës, mosrespektim i kontratës e të tjera arsye, të kuptueshme. Megjithatë, jo gjithmonë arsyeja dhe mënyra e pushimit nga puna mund të jenë të kuptueshme.

Siç mund të lexoni në vijim në rastet e treguara nga ndjekësit e Anabel Media në Instagram, jo gjithmonë ndodh kështu.

Të pyetur nga Margò, administratorja e Instagramit të Anabel, për arsyet e çuditshme të pushimit nga puna, disa ndjekës thanë:

1. Arsyeja ishte sepse nuk pranova gabimin e dikujt dhe mbrojtja të drejtat e mia.

2. Më puthuan sepse nuk fshija pluhurat e hollit të hotelit; unë ndërkohë isha recepsioniste.

3. Më pushuan sepse nuk çohesha në këmbë kur kalonte shefi.

4. Më tha: “Do marr nusen e këtij shokut. Nuk kam si i them.”

5. Sepse isha me temperaturë 40 gradë Celsius dhe nuk shkoja dot në punë.

6. Për shkak të vendlindjes.

7. Sepse pija cigare në orën e pushimit.

8. Sepse mbaja xhupin krahëve dhe nuk u dukej etike. Ndërkohë brenda ishte akull.

9. Sepse nuk shkova në mbledhjen e orën 7 të mëngjesit. Unë nuk dija gjë sepse punoja gjithmonë pasdite.

10. Më pushuan sepse kërkova kopjen e kontratës.

11. Punoja shitëse dhe ruajta 3 palë veshje për t’i blerë vetë të nesërmen.

12. Më hoqën sepse isha “isha bërë shumë shoqe me shitësen tjetër dhe kushedi se çfarë bënim”.

13. Pa asnjë shpjegim, më thanë: “Sot është dita e fundit që je këtu”.

14. Më hoqën pa lajmëruar, ndërkohë unë shkoja në punë. E mora vesh më vonë.

15. Sepse më kishin parë në kafe me shoqen time që punonte në një kompani kundërshtare.

16. Sepse kisha shumë diploma.

17. Sepse shefi u dashurua me mua.

18. Hoqën nga puna një (ish)mikeshën time për shkelje të etikës së punës. Rasti i saj nuk kishte fare lidhje me mua se ishim në departamente të ndryshme. Më hoqën dhe mua meqë e kisha shoqe.

19. Punoja shitëse dhe më hoqën ngaqë kisha eksperiencë dhe mendonin se do vidhja.

20. Më dhanë një zarf ku shkruhej se do më ndërpritej kontrata nëse nuk përmirësohesha. Shtanga. Kërkova takim me drejtorin pasi kisha shumë performancë të mirë. Më tha që e kishin si praktikë, si formë kërcënimi. Dhashë dorëheqjen menjëherë.

21. Sepse publikova foton e [politikan] kur erdhi në qytetin tim. Ata ishin të partisë kundërshtare.

22. Më shtrëngoi dorën dhe më tha: “Gjithë të mirat. Je pushuar”. Kaq.

23. Më hoqën sepse mendonin se më kishte sjellë kompania kundërshtare.

24. Sepse kërkova rritje rroge pas 4 vitesh punë me performancë fantastike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco