Disa truke që ju bëjnë të dukeni më e re

Disa truke që ju bëjnë të dukeni më e re

09:04, 13/05/2021

1. Kushtojini vëmendje flokëve
Gjatë rritjes, shumica e grave i lyejnë flokët për të mbuluar thinjat, megjithatë kini kujdes të mos i bëni shumë të errëta ose shumë të çelëta.

Tonet e florinjta, si kafe e çelët, i japin ndriçim fytyrës dhe ju bëjnë të dukeni më të freskëta.

2. Mos harroni korrektorin
Korrektori është një produkt bazik për shkëlqimin e fytyrës.

Vendoseni atë me një tampon në sy, por edhe në fund e buzës së sipërme.

3. Shmangni ndërhyrjet plastike
Shesh herë ndërhyrjet plastike kanë dhënë rezultat të kundërt, nga ai që kërkohet.

Besojini artit të makijazhit dhe theksoni sytë tuaj me tone shumë të lehta në qepallën e lëvizshme dhe një më të errët në këndin e jashtëm.

4. Përdorni fondatinë të lëngshme
Nëse keni përdorur fondatinë kompakte, tani është koha ta ndryshoni atë.

Fondatina e lëngshme i jep lëkurës ndriçim, do të dukeni rinore dhe në të njëjtën kohë të embela për orë të tëra.

5. Kremi kundër diellit bën mrekulli
Kurrë mos dilni nga shtëpia pa kremë dielli. Dielli është armiku më i madh i lëkurës dhe një nga faktorët kryesor në plakjen e fytyrës.

Indeksi i lartë i mbrojtjes dhe aplikimet e shpeshta do të bëjnë diferencën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco