Parashikimet mujore numerologjike për majin sipas Jorgo Pullës

Parashikimet mujore numerologjike për majin sipas Jorgo Pullës

11:54, 08/05/2021

Si të gjej numrin tim personal të ditëlindjes?

Për të gjetur numrin personal të Diellit tuaj, mjafton të mblidhni shifrat e ditës dhe muajit që keni lindur. Nëse mbledhja që rezulton është me dy shifra, atëher mblidhni dy shifrat për të reazultuar një numër me një shifër.

Shembull: Ditëlindja 29 Dhjetor (dmth 29/12)

Mbledhim ditën dhe muajin e lindjes: 2+9+1+2=14

Rezultoi një numër dyshifror, kështu që mbledhim dy shifrat 1+4=5

Numri personal i ditëlindjes për personin që ka lindur në 29/12 është 5.

NUMRI PERSONAL 1

Të përgjithshme

Mund të bisedoni, të afroheni më pranë me persona të ambjentin tuaj stabil, që do ju ndihmojnë të ndjeni siguri për të ardhmen dhe në vazhdimin tuaj! Do keni disiplinën dhe organizimin për të arritur të vendosni jetën tuaj në një rregull. Për më tepër, në Maj, do arrini të “ndërtoni” baza të forta në fusha kryesore të jetës tuaj!

Dashuria

Nga ky muaj filloni të përballeni me jetën tuaj sentimentale me një mënyrë më serjoze, llogjike, por edhe praktike! Do dëshironi të bëni hapa për të realizuar një qëllim kryesor që keni në cështjet tuaja snetimentale prej kohësh… Ndërkohë shumë caste do lini pas dore ndjenjën, duke kufizuar rëndësishëm nevojat dhe dëshirat tuaja!

Puna dhe Ekonomia

Maji është një muaj ideal për të sistemuar cështjet e lëna pas dore, të sistemoni cështjet zyrtare që I kishit lënë pas dore, por dhe ti vendosni në një rregull detyrimet profesionale dhe ato ekonomike! Do ekzistojnë presione dhe angazhime që do ju shkaktojnë ankth dhe shqetësim. Me mendime të përmbajtura, do arrini ti menahxoni të gjitha me sukses!

NUMRI PERSONAL 2

Të përgjithshme

Përgatituni të shijoni një nga muajt më të gëndshëm të 2021, që do ju bëjë të gjeni përsëri gjallërinë dhe energjinë tuaj! Adventurat që do ju japen duarhapur nga universi, do ju rrëmbejnë dhe akoma dhe disa probleme që përballeni kohën e fundit, do përballen, sepse tani do keni mënyrën dhe lehtësinë të gjeni rrugëdalje të lehta dhe shpejta!

Dashuria

Muaji i dashurisë është Maji për ju që keni numër personal 2! Një lidhje sentimentale do rinovohet, do rigjallërohen ndjenjat dhe do ndjeni sikur po dashuroheni nga e para të njëjtin person, me të cilin keni kaluar rreth 40 dallgë! Sa për ju që nuk keni lidhje, përgatituni për propozime, surpriza, njohje që do sjellin në këmbët tuaja një dashuri të re, nga qielli!

Puna dhe Ekonomia

Nëse arrini të kufizoni dëshirat për rrezik, adventurë dhe ckujdesi, atëher me siguri mundeni të bëni mrekulli dhe në financat tuaja këtë Maj! Me frymzimin që ju dallon, do arrini të gjeni ide të reja, që do munden të drejtojnë cështjet tuaja profesionale në maja! Për më tepër, njohje të shpejta dhe papritura, do ju hapin poirta për një të nesërme më të mirë profesionale! Në financat tuaja, paraja ashtu si vjen dhe ikën… Të paktën e rëndësishme është se të ardhurat tuaja mbesin të njëjtat!

NUMRI PERSONAL 3

Të përgjithshme

Biseda, kontakte, komunikime që do keni këtë muaj, do ndikojnë rëndësishëm mënyrën e mendimit dhe veprimit tuaj! Do përballeni me cështjet e jetës tuaj me më shumë përgjegjshmëri dhe serjozitet! Personat tuaj të afërt do kenë nevojë për kujdes të pafundëm dhe mbështetjen tuaj, të cilën dhe ia ofroni duar hapur! Për më tepër, do bëni dhe ndonjë ndryshim të vogël në hapësirën e shtëpisë, që do ju rinovojë rëndësishëm!

Dashuria

I kushtoni shumë vëmëndje dhe prioritet cështjeve tuaja sentimentale që ushqen personin që ju intereson, duke lënë pas dore këtë muaj rëndësishëm nevojat dhe dëshirat tuaja! Me këtë taktikë, grumbulloni brenda jush ndjenja, të cilat dhe nuk shprehni, me rezultat muajin e ardhshëm të keni probleme me cështjet tuaja sentimentale! Kështu që përpiquni në Maj, të thoni drejt përdrejt ato që ndjeni dhe të mos lini me një anë veten tuaj, duke toleruar për të ruajtur një person pranë jush!

Puna dhe Ekonomia

Fusha e cështjeve profesionale kërkon këtë muaj sakrifica, tolerime, përshtatje dhe shumë punë, pa patur fitimin e kërkuar! Do duhet të përshtateni me këtë tendencë, të sakrifikoni më shumë nga koha juaj e lirë, për të punuar ashpër… Kjo do ju njihet pas më pas! Në financat ekzistojnë disa shpenzime urgjente që lidhen me shtëpinë dhe familjen tuaj!

NUMRI PERSONAL 4

Të përgjithshme

Muaji është një muaj me fat për ju që keni numër personal 4, por ajo që do duhet të kuptoni është se vetëm nëse përpiqeni dhe përkushtoheni në qëllimet tuaja, do mundeni të keni rezultate! Këtë muaj do vlersoni dijen dhe eksperiencën që tashmë keni fituar nga disa ngjarje të pakëndshme që do shfaqen! Do ndjeni më shumë nevojën për mendime, përmbledhje dhe kërkime, por castet e nostalgjisë, mund t’ju bëjnë të ndjeni disa herë një boshllëk sentimental.

Dashuria

Këtë Maj do dëshironi të distancoheni nga cështje që lidhen me fushën tuaj sentimentale dhe do mbylleni për pak në strofkën tuaj! Vecanërisht e rëndësishme do jetë për ju fakti se ka ardhur ora të merrni vendime, të kuptoni c’farë është ajo që doni nga partneri juaj dhe një lidhje… Deri në fund të muajit do keni dalë në disa përfundime kryesore që do ju ndihmojnë të dalloni kush është rruga e drejtë për cështjet tuaja sentimentale!

Puna dhe Ekonomia

Me besim dhe përkushtim do jepeni në cështjet tuaja profesionale këtë muaj, duke u përpjekur të gjeni zgjidhje dhe propozime që do ju ndihmojnë të përballni krizën e periudhës. Do ju bëhen disa propozime profesionale, që do duhet fillimisjt ti mendoni mirë, pa marrë vendime impulsive. Në fushën e financave tuaja, do eleminoni ndjeshëm disa nga shpenzimet tuaja të tepruara, për tu përgatitur për ndonjë blerje apo investim që do bëni muajin e ardhshëm!

NUMRI PERSONAL 5

Të përgjithshme

Doni të keni sukses dhe nuk do llogarisni cmimin, përpjekjen apo mundin, me të cilin do arrini në shkallët e suksesit… Ky është qëllimi juaj kryesor për muajin Maj dhe nuk bëhet fjalë asnjë cast të dorëzoni armët, para asaj që doni të arrini me gjithë fuqinë e shpirtit tuaj! Mundësitë happen përpara jush dhe ju ndihmojnë… Karakteri juaj i prerë, kërkues dhe disiplinues që do shprehni ama këtë muaj, do krijojë papëlqim tek personat rreth jush!

Dashuria

Pasioni ju kryeson këtë Maj dhe ju bën të funksiononi në mënyrë pushtuese, duke u përpjekur me c’do mënyrë të fitoni menjëherë atë që doni nga personi që ju intereson! Kërkoni përkushtimin, kontrollin e plotë dhe enthusiazmin, por përshkak se disa gjëra nuk munden të bëhen me mënyrën tuaj eksagjeruese, shpesh do ju kapin xhelozirat dhe tensionet tuaja! Relaksohuni dhe shijoni dashurinë në të gjithë madhështinë, por duke ruajtur disa rezervime për të ardhmen!

Puna dhe Ekonomia

Muaj dallimesh dhe arritjes do jetë Maji për ju, që keni numër personal 5. Do keni mundësinë të ngjiteni lart profesionalisht, duke parë disa nga mundet e të kaluarës, të zënë përfundimisht vënd… Një ngritje në dëtyrë apo një shtim në financat tuaja, do ju bëjë tani të ndjeni siguri për të ardhmen!

NUMRI PERSONAL 6

Të përgjithshme

Muaji i plotësismit erdhi për ju që keni numërin tuaj personal numrin 6. Shumë mendimet tuaja ndryshojnë dhe marrin tani një formë më të bukur dhe stabile, ndërkohë ju nga ana juaj, përcillni ngrohtësi, siguri dhe serjozitet, pasi ndjeni se keni arritur shumë…. Këtë Maj keni mundësinë të merrni vrull për plane të reja, të cilat do ti vini në zbatim për Korrikun.

Dashuria

Erdhi momenti të hyni në pozicionin e personit që ju intereson, për të mirkuptuar ndjenjat tuaja… Këtë pikërisht do bëni këtë Maj dhe me këtë mënyrë do ndihmoni për tu afruar me partnerin tuaj dhe të përmirsoni lidhjen tuaj! Sa për ju që nuk keni një lidhje, Maji është një muaj që ju jep shtysat për të lënë pas një herë e mirë të kaluarën, duke bërë tani plane te reja në krah të një partneri të ri!

Puna dhe Ekonomia

Nëse arrini të përmbani bujarinë tuaj, do mundeni t’ja dilni mbanë, pasi përbën këtë muaj pjesë në përmirësimin e financave tuaja! Në fushën e karrierës tuaj, do arrini të fitoni një qëllim profesional dhe do pranoni miratim, sigurim dhe shpërblim për të gjitha përpjekjet tuaja!

NUMRI PERSONAL 7

Të përgjithshme

Fillime të reja do bëni këtë Maj dhe do enthusiazmoheni nga rrjedha zhvillimeve! Ngjarjet do hecin dhe ju do përpiqeni shpeshtë, të shfrytëzoni mundësitë që do ju jepen! Këtë muaj mund të shihni disa gjëra në jetën tuaj me mënyrë të ndryshme! Me fuqizimin që do ju dallojë, do merrni iniciativa dhe do dëshironi me një farë mënyre të… jeni të pavarur!

Dashuria

Plotësisht papritmas dhe në castin kur nuk e prisni, do hyjë në jetën tuaj dashuria, e cila do ndryshojë shumë nga mendimet dhe planet që kishit deri tani… Nëse jeni beqarë, atëher me siguri do shijoni castet fatale erotike që do ju jepen duarhapur… Por nëse tashmë jeni në lidhje, kini kujdes sepse do përfshiheni në telashe dhe do e bëni…”sallatë”.

Puna dhe Ekonomia

Burime të reja të ardhurash dhe mundësi të reja profesionale do kërkoni dhe do gjeni këtë Maj! Aksioni juaj do përqendrohet në krijimin e burimeve të reja, që do ju ndihmojnë në arritjen, aq sa profesionale aq edhe ekonomike! Por kujdesuni të shmangni rrezikun dhe ndryshimet, ku për momentin nuk ju favorizojnë!

NUMRI PERSONAL 8

Të përgjithshme

Orë të pafundme me biseda dhe rrëfime, duke komunikuar me personat tuaj të afërt do kaloni këtë Maj! Nga fillimi muajit do keni nevojë të përkushtoni më shumë kohë personave tuaj, të cilët kishit lënë pas dore ndjeshëm periudhën e fundit! Kështu që është një mundësi shumë e mirë për të ringrohur lidhjet, të cilat kishin zbehur me kalimin e kohës.

Dashuria

Hidhni ujë në verën tuaj dhe filloni të tregoni dëshirë përshtatshmërie përballë personit që doni apo në kërkimet e njohjeve të reja që tashmë bëni! Maji është një muaj pozitiv për krijimin e një rrugëtimi më të qëndrueshëm sentimental! Zyrtarizimi i një lidhjeje apo një ribashkim me një lidhje nga e vjetra, janë midis skenareve të mundshme të muajit!

Puna dhe Ekonomia

Bëni durim në sfidat që pranoni këtë periudhë në cështjet tuaja profesionale dhe ekonomike. Mos nditoni të gjykoni cështjet që lidhen me karrierën tuaj dhe përpiquni, nëpërmjet një bashkpunimi të mirë me kolegët tuaj, të përballeni me problemet që ekzistojnë këtë periudhë në punën tuaj! Sa për financat tuaja, mund të shkojnë dhe më mirë, përderisa përpiqeni të dilni nga dembelizmi!

NUMRI PERSONAL 9

Të përgjithshme

Maji është një muaj plot aksion, komunikime dhe mbi të gjitha ju rifitoni energjinë tuaj… Pas një fazë rutine dhe qetësie, hyni përsëri energjikisht në vrullin e përditshmërisë, duke funksionuar me socializim dhe duke gjetur rrugëdalje, propozime dhe zgjidhje, që do bëjnë jetën tuaj akoma më të bukur! Zhvillime të këndshme do keni në familjen tuaj dhe lajme të bukura nga të afërmit (vëllezërit apo kushurinjtë)!

Dashuria

Komunikimi me partnerin tuaj, do japë një rinovim të rëndësishëm në lidhjen tuaj dhe do ju sjellë shumë më pranë! Me dialog dhe humor, do mundeni të bëni klimën e jetës tuaj sentimentale mjaft më të këndshme! Sa për ju që nuk keni lidhje, vjen një njohje e re nëpërmjet ambjentit tuaj shoqëror, që do ju impresionojë!

Puna dhe Ekonomia

Mundësitë që do ju jepe në fushën e cështjeve tuaja profesionale, vijnë nga larg, nga jashtë vëndit apo nëpërmjet kontaktesh që do keni me persona të cilën me një farë mënyre lidheni profesionalisht. Për më tepër do favorizoheni vecanërisht nëpërmjet planeve profesionale, të cilat do mundeni tani të realizoni! Në financat tuaja, do ju kapin shpenzimet tuaja dhe paratë do harxhohen si uji… për rroba, trajtime dhe dhurata për persona të tjerë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco