Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë i pret pas 30 vitesh

Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë i pret pas 30 vitesh

20:23, 13/04/2021

Ayanna Williams nga Houston të Teksasit theu rekordin botëror Guinness për thonjtë më të gjatë në botë në 2017-ën, me një gjatësi prej 5 metrash.

Për të bërë manikyrin i duheshin më shumë se dy shishe ngjyrues dhe 20 orë punë.

Para se t’i priste, gjatë fundjavës, ajo bëri matjen përfundimtare, nga ku rezultoi se thonjtë i ishin zgjatur 2 metra që prej 2017-ës.

Pra thojtë e Williams kishin një gjatësi rreth 7 metra të gjatë para se ti priste.

Williams i preu thonjtë në një klinikë dermatologjike të Teksasit me të njëjtin mjet që kishte përdorur që prej herës së saj të fundit në 1990-ën.

“Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëresha.

Image

Nuk më bënjë thonjtë mua, unë i bëj thonjtë e mi!”, tha Williams, sipas Guinness.

Sipas medieve lokale,Williams tha se planifikon të rrisë thonjtë e saj vetëm rreth 15 centimetra dhe se thonjtë e prerë do ti prerë do ti shfaqë për publikun në një muze, në Orlando të Floridës.

Deri më tani, Williams nuk ishte e aftë të bënte punët më të thjeshta në përditshmëri, si larja e enëve dhe vendosja e çarçafëve në krevat.

Ajo tha se qëllimi i saj është të inkurajojë personin tjetër që synon të fitojë rekordin Guinnes për thonjtë më të gjatë në botë.

Rekordi për thonjtë më të gjatë ndonjëherë, ende i përket Lee Redmond, e cila filloi t’i zgjasë prej 1979-ës.

Thonjtë kishin arritur një gjatësi prej 8 metrash, por Redmond i humbi ato në një aksident automobilistik në 2009, sipas Guinness World Records .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco