Vodhi dy këmisha, lirohet pas 20 vitesh burg një 67-vjeçar

Vodhi dy këmisha, lirohet pas 20 vitesh burg një 67-vjeçar

16:48, 13/04/2021

Guy Frank, 67 vjeç, 20 vite më parë kishte vjedhur dy këmisha. Ai ishte arrestuar në shtator të vitit 2000 për shkak se vepra e tij në atë kohë cilësohej si krim i rëndë, ani pse këmishat kushtonin 500 dollarë.

Frank nga Louisiana e Shteteve të Bashkuara, ishte pre e ligjeteve të ndërlikuara të Louisianas, të cilat u mundësojnë prokurorëve që të kërkojnë dënime më të rrepta kundër të pandehurve që kanë qenë të dënuar edhe në të kaluarën..

Guy Frank ishte arrestuar 36 herë më parë dhe ishte dënuar së paku tri herë për krime.

67 vjeçari, u lirua pasi një organizatë e quajtur “The Innocence Project Neë Orleans” u përfshi në rasti e tij përmes një projekti kundër dënimeve të padrejta në sistemin e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco