Pse princi Philip nuk u quajt ‘mbret’, edhe pse gruaja e tij kishte titullin ‘mbretëreshë’

Pse princi Philip nuk u quajt ‘mbret’, edhe pse gruaja e tij kishte titullin ‘mbretëreshë’

10:48, 11/04/2021

Princi Philip, duka i Edinburgh-ut humbi jetën të premten, 9 prill, në moshën 99-vjeçare. Princi u martua me Mbretëreshën Elizabeth II pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë – por kur ajo u kurorëzua, atij nuk iu dha titulli i mbretit.

Titulli “princ” nuk ishte i vogël për princin Philip, sepse ai, edhe pse ishte në fakt një ish-princ i Danimarkës dhe Greqisë, nuk supozohej të kishte një titull të tillë në monarkinë britanike.

Titulli i tij ishte “duka i Edinburgh-ut” deri më 22 Shkurt 1957, kur pallati lëshoi një deklaratë që i dha atij zyrtarisht titullin e princit.

Pra, mbretëresha i dha bashkëshortit të saj një titull kur ajo mori kurorën – por pse jo mbret?

Një grua që martohet me mbretin mund të quhet mbretëreshë, por për burrat që martohen me një grua brenda monarkisë, ka rregulla të ndryshme. Ata nuk mund ta përdorin titullin “mbret” sepse ai u jepet vetëm meshkujve që trashëgojnë fronin, sipas BBC News.

Prandaj, djali i madh i çiftit, Charles, princi i Uellsit, do të jetë ai që do të marrë titullin mbret. Fëmijët e tjerë të tyre: princesha Anne, princi Andrew dhe princi Edward do të mbajnë po këto tituj.

Princi William, djali i princit Charles dhe nipi i mbretëreshës, është në radhë për titullin mbret, i ndjekur nga djali i tij i madh, princi George.

Dhënia e titullit për bashkëshortin e mbretëreshës, nuk është i vetmi vendim i vecantë që është marrë prej saj. Në vitet 1960, çifti vendosi të dallohet nga mbretërit e tjerë duke përdorur dy mbiemra: Mountbatten-Windsor, ku “Mountbatten” vinte nga gjyshërit e princit Philip, nga ana e nënës.

Pra, fëmijët dhe nipërit e mbretëreshës mund të përdorin Mountbatten-Windsor si mbiemër – kur të duan edhe pse anëtarët e familjes mbretërore nuk para i përdorin mbiemrat sepse kanë titujt.

Princi Philip mund të mos ketë qenë mbret, por ai ishte vazhdimisht pranë gruas së tij me një rol kryesor për ta mbështetur atë. Ai është bashkëshorti me shërbimin më të gjatë nga çdo monark britanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco