Gjendet një kufomë gjigante në plazh

Gjendet një kufomë gjigante në plazh

15:05, 04/03/2021

Një kufomë misterioze kafshësh u gjet në plazhin e Uellsit. Ekspertët nuk kanë qenë ende në gjendje të sqarojnë se për çfarë gjallese detare bëhet fjalë.

Prishja e kufomës thuhet se është aq e deformuar, sa që ekspertët nuk po arrijnë të përfundojnë se për çfarë lloji bëhet fjalë.

Mbetjeve të gjata 23 metra i mungonin koka dhe disa nga gjymtyrët.

Fillimisht ëstë dyshuar që mund të jetë balenë, por ky konstatim ka rënë poshtë, sepse kufoma po kundërmonte dhe kjo gjë nuk ndodh te balena. Specia dyshohet se mund të jetë ndonjë lloj peshkaqeni.

Për të verifikuar krijesën misterioze, mostrat e saj tani po ekzaminohen në Muzeun e Historisë Natyrore në Uells

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco