FOTO/ ‘Nëna’ e autokolonave: Shtatë ‘Bisha’ në parakalim

FOTO/ ‘Nëna’ e autokolonave: Shtatë ‘Bisha’ në parakalim

19:54, 21/01/2021

Inaugurimi i Joe Biden si president i SHBA shënoi edhe një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e këtij vendi.

Gjatë ceremonive u regjistrua edhe parakalimi i autokolonës më të blinduar në histori.

Shtatë limuzina, që njihen edhe si ‘Bisha’, u përdorën për të transportuar presidentin e ri dhe tre ish-presidentët Clinton, Obama dhe Bush përmes Uashingtonit.

Fillimisht ata shkuan në varrezën Arlington. Tre ish-presidentët qëndruan aty, kurse Joe Biden u nis përnë Shtëpinë e Bardhë.

Shtatë agjenci federale kanë punuar bashkë me Shërbimin Sekret për të siguruar këtë parakalim gjigand.

Në total flota e ‘Bishave’ përfshin deri në 20 makina. Thuajse gjysma e tyre u përdor të mërkurën.

Biden dhe Zonja e Parë parakaluan me Bishën me numër targe 46, që simbolizon faktin se ai është presidenti i 46 në SHBA.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco