Nën 'pushtetin' e tubave dhe të kapur për dore, çifti i moshuar me COVID kthehet në burim frymëzimi

Nën 'pushtetin' e tubave dhe të kapur për dore, çifti i moshuar me COVID kthehet në burim frymëzimi

09:43, 16/01/2021

Të moshuarit janë konsideruar si preja e preferuar e pandemisë së koronavirusit. Për këtë arsye, që prej fillimit të pandemisë, shtetet kanë inkurajuar këtë grupmoshë që të reduktojë daljet në ambientet publike, për të minimizuar një infektim të mundshëm.

Por këtë këshillë mesa duket nuk e ka “injoruar” çifti i moshuar Gerry Jarrett, 79 vjeç dhe bashkëshortja e tij Barbara, 76 vjeçe, të cilët janë shtruar në një spital në Britani, rreth dy javë më parë.

Por papritur gjendja shëndetësore e Barbaras u përkeqësua dhe mjekët lajmëruan se shanset që ajo të mbijetonte ishin tepër të pakta.

Për këtë arsye, stafi spitalor, lejoi Gerry-n që të qëndronte në çastet e fundit pranë së shoqes, e ky moment sa emocionues e i dhimbshëm është filmuar nga njëra prej infermiereve. Në një intervistë për BBC-në, vajza e çiftit, Chloe, tha:

“Babai u fut me karrocë, duke qarë, i preku dorën dhe papritur sytë e saj u hapën. Ajo ishte e zgjuar dhe e ndritshme, për pak çaste u duk sikur foli diçka”.

Chloe tha më tej se prindërit e saj kanë jetuar prej 50 vitesh së bashku dhe gjatë intervistës gjeti rastin për të falenderuar stafin e spitalit për momentet që ndanë prindërit e saj, edhe në ato kushte tejet të vështira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco