Telefonata surprizë në punë, infermierja e spitalit Covid fiton 1 milion dollarë në lotari

Telefonata surprizë në punë, infermierja e spitalit Covid fiton 1 milion dollarë në lotari

10:08, 15/01/2021

Ajo fitoi  një milion dollarë në lotarinë shtetërore dhe e mori lajmin kur ishte në punë, përmes një telefonate të papritur.

Kjo ndodhi dje, më 13 janar. Terri Watkins, një infermiere nga një institucion i kujdesit Covid në Durham, Karolina e Veriut (SHBA), fitoi shumën e madhe në lotari.

“Mendova se ishte një mashtrim. Në fakt u mërzita pak!" – tha gruaja, duke shprehur të gjithë mosbesimin e saj, kur fitoi shumën e pabesueshme. – "Mendova se nuk ishte e vërtetë,” – shtoi ajo.

“Ishte gjë vërtet e mrekullueshme. Jam shumë me fat,” – tha infermierja e cila fitoi në Lotarinë e Edukimit të Karolinës së Veriut, një lotari kombëtare që mbledh mbi 725 milion dollarë në vit në të gjithë shtetin për arsimin kombëtar. Për Watkins, kishte vetëm një në mbi 513,000 shanse për të fituar shumën.

Kur u pyet se cilat janë planet e saj pas fitores, Terri nuk dëshiron të nxitohet. – “Do të mendohem dhe do të shoh se çfarë mund të bëj”, – tha ajo duke shprehur një dëshirë, – “do të doja një shtëpi të re”.

Infermierja me fat kishte mundësinë të kërkonte shumën në dy mënyra: të merrte 1 milion dollarë si pension vjetor prej 20 pagesash nga 50,000 dollarë në vit ose menjëherë të tërhiqte një shumë prej 600,000 dollarësh. Gruaja zgjodhi opsionin e dytë, duke marrë 424,500 dollarë në shtëpi pasi i ishin zbritur edhe taksat e shumës së fituar nga shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco